GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Si duhen gatuar? Kriza energjitike shkakton debat në Itali për makaronat, ja çfarë thonë kuzhinierët

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si duhen gatuar? Kriza energjitike shkakton debat në Itali për makaronat, ja çfarë thonë kuzhinierët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtrenjtimi i energjisë elektrike ka shkaktuar një debat të ashpër në Itali. Bëhet fjalë për metodën më të mirë për të gatuar ushqimin aq të preferuar në shtetin fqinj, makaronat. Nga ana tjetër, dhe qytetarët janë të ndarë, pasi disa thonë se makaronat mund të gatuhen në ujë që ka arritur pikën e vlimit dhe më pas është ndërprerë nxehtësia.Nga ana tjetër, mendohet se kjo përbën kontradiktë kulinare. Wasfi Mesieha, kuzhinier në restorantin tradicional Sabatino në Romë tregon përvojën e tij.
“Makaronat mund të gatuhen vetë, pa flakë. Nëse arrini temperaturën e vlimit 100 gradë, mund ta fikni flakën dhe makaronat do të vazhdojnë zierjen, por do të gatuhen shumë keq,” tha ai.

Mesieha, i cili gatoi makaronat tradicionale romake Carbonara për ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe një numër presidentësh dhe zonjash të para në karrierën e tij të gjatë, flet nga përvoja.

Punëdhënësja e tij Luigina Pantalone, familja e së cilës drejton restorantin Sabatino në qendër të Romës për gati 100 vjet nga ana tjetër është e shqetësuar për rritjen e kostove të energjisë. Por ajo nuk mendon se kursimi i gazit është një zgjidhje e zbatueshme për biznesin e saj, pasi klientët e saj duan makarona “al dente”, që do të thotë të forta në kafshatë dhe jo të ziera shumë.

“Sapo po dilnim nga pandemia që na rrëzoi realisht dhe pikërisht tani që po punojmë dhe po bëjmë disa fitime, po vuajmë rritjen e faturave të gazit dhe energjisë. Kjo po krijon shumë probleme në menaxhimin e biznesit tonë, sepse ne po përpiqemi të mos ndryshojmë çmimet tona, por nuk jam i sigurt për sa kohë do të rezistojmë”, tha Pantalone.

Pavarësisht kësaj, shoqata kryesore e prodhuesve italianë të makaronave, Unione Italiana Food, vlerësoi se ata që përdorin qasjen e diskutueshme pa flakë mund të kursejnë deri në 47% të gazit që konsumojnë normalisht për metodën tradicionale të gatimit. Disa familje italiane po e konsiderojnë atë mes faturave në rritje, veçanërisht pasi çmimi i gazit në standardin e Amsterdamit TTF është ende shtatë herë më i lartë se ai që ishte në vitin 2021.

Sipas organizatës, nëntë nga 10 italianë e mbajnë flakën ndezur gjatë gatimit të makaronave. Megjithatë, për tradicionalët ka dy këshilla të thjeshta për të kursyer energjinë. Mbajtja e kapakut në tenxhere teksa e çojmë ujin në pikën e vlimit dhe përdorimi i vetëm 700 mililitra ujë për çdo 100 gram makarona.

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
“Studentët t’i shkulën 6 ministra”, Gjekmarkaj-Ramës: Mos nënvlerëso pedagogët

“Studentët t’i shkulën 6 ministra”, Gjekmarkaj-Ramës: Mos nënvlerëso pedagogët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com