GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep 122 milionë lekë pa garë ricikluesit të vajrave në Vaqarr

17:30 - 17/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj i jep 122 milionë lekë pa garë ricikluesit të vajrave në Vaqarr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse Veliaj të afron në tavolinën e bashkëpunëtorëve për ndarjen e parave publike, nuk ke pengesë të marrësh liçenca dhe të fitosh tendera. Ky është rasti i kompanisë Amos sh.a. që e ka zhvendosur aktivitetin nga Mallakstra në Tiranë. Ajo sapo ka fituar tenderin 122 milionë lekë për furnizimin e Bashkisë me shtesa për asfaltin, garë që u hap më 25 gusht 2022. Fondi limit i kontratës është 10.723.500 (dhjetë milionë e shtatëqind e njëzet e tre mijë e pesëqind) lekë pa TVSH dhe financohet nga buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022. Po nëse i shtojmë edhe TVSH-në shuma shkon mbi 122 milionë lekë (të vjetra)

Tenderi i shënuar me flamur flakë të kuq nga monitoruesi Open Data është me risk të lartë korrupsioni, sepse u zhvillua me vetëm një pjesëmarrës.

 

Miqtë e Klosit bëhen riciklues vajrash 

Por cilët janë përfituesit dhe pse i favorizon Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik e Bashkisë Tiranë?

AMOS OIL sha zyrtarisht ka pronarë biznesmenët Henri Skënderaj, Hasan Kortoçi, që e zotërojnë me nga 50% të aksioneve. Përveç tregtisë së naftës së Ballshit, kjo kompani ka ngritur dy vitet e fundit një impiant riciklimi në Vaqarr. Ky aktivitet zyrtarisht quhet “Akumulim, grumbullim, transportim, ruajtje, riciklim dhe modifikim strukturor të vajrave lubrifikantë të përdorur, i distilateve të pirolizave dhe mbetjeve të hidrokarbureve me destinacion prodhimin e bitumit dhe derivateve të tij (vaj, graso etj).

Impianti në Vaqarr filloi në kohën e ministrit Lefter Koka dhe morën lejet përkatëse nga ish-ministri Blendi Klosi me të cilin pronarët kanë miqësi dhe sigurisht nga kryebashkiaku Veliaj. Pas kësaj, Amos sh.a. që nxin Vaqarrin me mbetjet e vajrave dhe bitumit, është bërë klient i kryebashkiakut Veliaj.

Qëllimi është riciklimi, po në realitet kjo pikë më tepër funksionon si përpunues i bitumit për asfalt. Pra më tepër ndot ambientin duke marrë leje “riciklimi”.  Aktivitetin monopol të kësaj kompanie e ndihmon kryebashkiaku Veliaj që i ka përjashtuar të gjithë prodhuesit e materialeve bituminoze për asfalt. Kompania ulet e vetme në tavolinën e prokurimit me Veliajn dhe lidh “marrëveshje kuadër”. Objekti i kontratës është “Blerje materiale ndihmëse për prodhim dhe shtrim asfalti”.

Si u favorizua Amos sh.a. nga Veliaj?

Tenderi zhvillohet me vetëm një operator Ekonomik dhe i përzgjedhuri është Amos sha. Pse? Kjo “shpjegohet” në një nen të kontratës. “AK-ja disponon një impiant për prodhimin e asfaltit, ku aditivi dhe oksidi janë materiale të domosdoshme për prodhimin e tij. Gjithashtu, prajmeri është një element tjetër kryesor për shtrimin e asfaltit. Duke u nisur nga vetë dinamika e veprimtarisë, e cila dikton nevojën për prajmer edhe në disa vende e kantiere në të njëjtën kohë, që ndodhen në largësi të konsiderueshme nga njëri-tjetri për shkak të territorit të gjerë ku operon AK (territori i Bashkisë Tiranë), se vetëm marrëveshja kuadër me një operator ekonomik është e përshtatshme. Për shkak të arsyeve teknike dhe organizative të përmendura më lart, ku lëvrimi i mallit nga operatorë të ndryshëm nuk është i favorshëm, sepse do t’i shkaktonte vështirësi AK-së duke u shoqëruar me kosto shtesë, vonesa në kryerjen e furnizimit”

Si kështu, vetëm kompania e përzgjedhur i dika rrugët e Tiranës? Sa është kostoja e transportit deri në kantier dhe pse operatorët e tjerë nuk munden ta përballojnë këtë?

Kontrata si “çek i bardhë”

Kontrata e qepur shkel e shko nuk përpiqet t’a mbulojë abuzimin. Kështu në pjesën e loteve përshkruhet se nuk ka të tilla. Kjo do të thotë se sasia e furnizuar duhet bërë njëherësh, por në të njëjtën kohë pretendohet se materialet duhen sjellë në disa kantiere dhe në kohë të ndryshme.

Një pasaktësi tjetër është se kontrata është e vlefshme për 150 ditë, ndërsa periudha e furniznimit për 1 vit. Nga ana tjetër kontrata është si një “çek i bardhë” për ziftin e zi. Aty nuk ka asnjë të dhënë mbi sasinë e mallit që duhet furnizuar dhe asnjë çmim për njësi në kontratën e ofruar fituesit Amos Sha.

Pra, është fat i madh të kesh miq Veliajn dhe Blendi Klosin.

©Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 122 milionekryesore2tenderVeliaj

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Do shisnin 200 mijë paund drogë, kapen “mat” 4 shqiptarët në Angli: Erdhëm me kamion

Do shisnin 200 mijë paund drogë, kapen “mat” 4 shqiptarët në Angli: Erdhëm me kamion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com