Ndalohet në aeroportin e Rinasit një gazetar turk. Sipas informacioneve, menjëherë sapo ka mbërritur, Ahmet Emre Okur ka kërkuar azil në Shqipëri.
Por nga ana tjetër autoritetet e vendit tonë nuk pranojnë ti japin shkresë për ta plotësuar. Gazetari rrezikon të dëbohet në Turqi. Sipas shtetasit të huaj, në vendlindje i rrezikohet jeta.
Avokati i tij Arben Llangozi, shprehet se autoritetet shqiptare duan ta dëbojnë drejt vendlindjes pa procedurë ligjore.
Discussion about this post