GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria u përfshi nga moti i keq, vjen thirrja e rëndësishme për drejtuesit e automjeteve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria u përfshi nga moti i keq, vjen thirrja e rëndësishme për drejtuesit e automjeteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është pushtuar orët e fundit nga reshjet e shiut të shoqëruara në jo pak raste me stuhi. Ndërkohë pas kësaj situate, Policia e Shtetit ka bërë një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes. Sipas uniformave blu, ata duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

Njoftimi Policisë

Nisur nga fluksi i lartë i automjeteve në akset rrugore, gjatë fundjavës, si dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë dhe moti i keq në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë automjetet ose motomjetet, nën efektin e alkoolit.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane dhe akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti dhe përdoruesi rruge që mund të ketë probleme.

Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore e të autoriteteve të tjera shtetërore dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj.

Policia Rrugore është në kontakt të pandërprerë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, për pastrimin e inerteve në disa segmente rrugore.

Policia Rrugore sqaron të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkohen me masa administrative, për shkelje të ndryshme, se mund t’i shlyejnë masat administrative pranë çdo filiali të Postës Shqiptare ose në filialet e bankave të nivelit të dytë.

Për çdo problem kontaktoni në numrin falas të Policisë së Shtetit 112 dhe në Komisariatin Dixhital!

Lajme të lidhura

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Aktualitet

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik
Aktualitet

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Para
Dalin shifrat nga COVID19 në Shqipëri, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Dalin shifrat nga COVID19 në Shqipëri, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Aktualitet

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se...

Lexo më shumë
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com