GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëm ata mund ta “zbërthejnë” çështjen, ja ndihma e kujt është kërkuar për Ervis Martinajn

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm ata mund ta “zbërthejnë” çështjen, ja ndihma e kujt është kërkuar për Ervis Martinajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende nuk dihet fati i Ervis Martinajt, personazhit të shumëkërkuar që i “hëngri kokën” Gledis Nanos dhe drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Këtij të fundit i është kërkuar dhe të zbardhë ngjarjen. Ishte kryeministri Edi Rama i cili i tha publikisht që të dalë sa më parë në një deklaratë për fatin e biznesmenit të basteve, ku sipas tij Policia duhet t’i thotë publikut nëse 40 vjeçari është vrarë ose nëse është gjallë.

Dje, në një konferencë me gazetarët, Edi Rama tha se Policia e kishte tashmë një vendim për fatin e Ervis Martinaj dhe shumë shpejt me të do të njihet dhe publiku. Por ai nuk dha më shumë detaje nëse Martinaj është vrarë apo Policia ka dijeni se ai e ka inskenuar vetë zhdukjen.

Raportohet se ditë më parë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe veçanërisht Policia Kriminale, janë takuar me prokurorët e SPAK. Ata kanë kërkuar pikërisht që kjo strukturë të marrë në dorë hetimet për Ervis Martinajn, pasi Prokuroria e Kurbinit nuk ka kapacitetet e duhura.

Po ashtu, mësohet se zyrtarët e Policisë kanë kërkuar nga prokurorët specialë që të marrin në pyetje dhe ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami, sipas vetë deklarimeve të këtij të fundit shoqëronte Ervis Martinajn prej janarit 2022. Hetuesit e kanë pasur të pamundur “ta zbërthejnë” atë.

Ndaj, është kërkuar që përmes metodave speciale të hetimit, të merret në dorë dosja e biznesmenit të basteve duke u transferuar nga Prokuroria e Kurbinit, e po ashtu të merret në pyetje dhe Jeton Lami pasi rezulton se është personi i fundit që ka pasur kontakt me Ervis Martinajn.

Duket se gjërat kanë nisur të lëvizin, pasi Jeton Lami është transferuar këtë të diel nga Burgu i Shënkollit në Lezhë, në ambientet e “302-shit” në Tiranë. Agjenti i Operacionales rezulton sipas raportimeve mediatike, se e ka marrë Ervis Martinajn mbrëmjen e 8 gushtit në Tiranë dhe e ka çuar në Shijak. Këtu zhduket pikërisht çdo gjurmë e biznesmenit 40 vjeçar.

Etiketa: Ervis MartinajKryesore1Policia e ShtetitSpak

Lajme të lidhura

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta
Aktualitet

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

19:21 - 07/11/26
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
Para
A bën pjesë dhe Shqipëria? Del lista e shteteve më të rrezikuar në botë nga përmbytjet

A bën pjesë dhe Shqipëria? Del lista e shteteve më të rrezikuar në botë nga përmbytjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta
Aktualitet

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

19:21 - 07/11/26

Shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Ervin Hasrama, urdhëroi forcat “Shqiponja” që të largojnë mediat nga protesta studentore që po...

Lexo më shumë
Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’

Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’

19:11 - 07/11/26
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com