GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kemi konstatuar shkelje sistematike”, Europa gati “shuplakën” për këtë shtet të BE

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi konstatuar shkelje sistematike”, Europa gati “shuplakën” për këtë shtet të BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian rekomandoi të dielën pezullimin e fondeve për Hungarinë, prej gati 7.5 miliardë eurosh, për shkak të korrupsionit. Ky është rasti i parë që BE-ja po zbaton një sanksion të tillë, me synimin për të mbrojtur funksionimin e shtetit ligjor. Propozimi do të duhet të miratohet nga vendet anëtare në Këshillin Evropian.

Bashkimi Evropian miratoi dy vite më parë një mekanizëm të ri sanksionesh financiare si formë reagimi ndaj dëmtimit të demokracisë në Poloni dhe Hungari, ku Kryeministri Viktor Orban ka vënë nën kontroll gjykatat, mediat, OJQ-të dhe botën akademike, si dhe ka kufizuar të drejtat e emigrantëve, homoseksualëve dhe grave, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për mbi një dekadë.

“Komisioni i propozoi Këshillit (Evropian) masa për të mbrojtur buxhetin e unionit nga shkeljet e parimeve të shtetit ligjor në Hungari. Çështja u hap kur Komisioni njoftoi Hungarinë në prill të këtij viti për shqetësimet tona në lidhje me shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, që për shkak të shtrirjes së tyre krijojnë një rrezik për buxhetin e BE-së”, tha Johannes Hahn, Komisioner i BE-së.

Zoti Hahn tha se Komisioni Evropian ka konstatuar shkelje sistematike dhe mangësi në proceset e prokurimeve publike, në menaxhimin e kompanive publike dhe mangësi në hetimin e rasteve ku përfshihen fonde të Bashkimit Evropian.

“Komisioni mendon se në këtë pikë buxheti është i pambrojtur dhe rreziku ndaj tij vazhdon”, tha zoti Hahn.

Komisioni i propozoi për rrjedhojë Këshillit Evropian pezullimin e fondeve prej rreth 7.5 miliardë eurosh që ishin caktuar për Hungarinë. Vendet anëtare të BE-së do të vendosin brenda tre muajsh për masën e propozuar.

Komisioneri Hahn informoi gjithashtu se Hungaria ka premtuar se do të punojë për të korrigjuar mangësitë e konstatuara.

“Komisioni do ta monitorojë situatën. Hungaria ka premtuar se do ta informojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave për të përmirësuar situatën deri më 19 nëntor, siç parashikohet në propozimin tonë. Kur të mbërrijmë në atë moment, pas një rivlerësimi, do të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zoti Hahn.

Qeveria e Kryeministrit Orban ka propozuar rishtazi krijimin e një agjencie kundër korrupsionit, ndërsa është rritur trysnia ndaj Budapestit për të siguruar fonde për ekonominë që gjendet në situatë jo të mirë, si dhe për të ndihmuar monedhën vendase, forintën, e cila është në nivelin më të dobët krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Orban e quan veten si “luftëtar të lirisë” përballë pikëpamjeve të Perëndimit liberal. Ai mohon që vendi i tij të jetë më i korruptuar se vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Komisioni ka bllokuar tashmë rreth 6 miliardë euro në fonde të parashikuara për Hungarinë, në formën e një pakete stimuluese për rimëkëmbjeje ekonomike pas COVID-19, për shqetësime që lidhen gjithashtu me korrupsionin./ VOA

Etiketa: Bashkimi EuropianKomisioni Europian

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Vllaznia bën autokritikë, mund Kastriotin me gol të Ardit Hoxhajt

Vllaznia bën autokritikë, mund Kastriotin me gol të Ardit Hoxhajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26

Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me...

Lexo më shumë
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com