GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE merr vendimin drastik, kërkon ndërprerjen e fondeve 7.5 miliardë euro në këtë shtet

23:22 - 18/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE merr vendimin drastik, kërkon ndërprerjen e fondeve 7.5 miliardë euro në këtë shtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian rekomandoi të dielën pezullimin e fondeve për Hungarinë, prej gati 7.5 miliardë eurosh, për shkak të korrupsionit. Ky është rasti i parë që BE-ja po zbaton një sanksion të tillë, me synimin për të mbrojtur funksionimin e shtetit ligjor.

Propozimi do të duhet të miratohet nga vendet anëtare në Këshillin Evropian.

Bashkimi Evropian miratoi dy vite më parë një mekanizëm të ri sanksionesh financiare si formë reagimi ndaj dëmtimit të demokracisë në Poloni dhe Hungari, ku Kryeministri Viktor Orban ka vënë nën kontroll gjykatat, mediat, OJQ-të dhe botën akademike, si dhe ka kufizuar të drejtat e emigrantëve, homoseksualëve dhe grave, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për mbi një dekadë.

“Komisioni i propozoi Këshillit (Evropian) masa për të mbrojtur buxhetin e unionit nga shkeljet e parimeve të shtetit ligjor në Hungari. Çështja u hap kur Komisioni njoftoi Hungarinë në prill të këtij viti për shqetësimet tona në lidhje me shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, që për shkak të shtrirjes së tyre krijojnë një rrezik për buxhetin e BE-së”, tha Johannes Hahn, Komisioner i BE-së.

Zoti Hahn tha se Komisioni Evropian ka konstatuar shkelje sistematike dhe mangësi në proceset e prokurimeve publike, në menaxhimin e kompanive publike dhe mangësi në hetimin e rasteve ku përfshihen fonde të Bashkimit Evropian.

“Komisioni mendon se në këtë pikë buxheti është i pambrojtur dhe rreziku ndaj tij vazhdon”, tha zoti Hahn.

 

Komisioni i propozoi për rrjedhojë Këshillit Evropian pezullimin e fondeve prej rreth 7.5 miliardë eurosh që ishin caktuar për Hungarinë. Vendet anëtare të BE-së do të vendosin brenda tre muajsh për masën e propozuar.

Komisioneri Hahn informoi gjithashtu se Hungaria ka premtuar se do të punojë për të korrigjuar mangësitë e konstatuara.

“Komisioni do ta monitorojë situatën. Hungaria ka premtuar se do ta informojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave për të përmirësuar situatën deri më 19 nëntor, siç parashikohet në propozimin tonë. Kur të mbërrijmë në atë moment, pas një rivlerësimi, do të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zoti Hahn.

Qeveria e Kryeministrit Orban ka propozuar rishtazi krijimin e një agjencie kundër korrupsionit, ndërsa është rritur trysnia ndaj Budapestit për të siguruar fonde për ekonominë që gjendet në situatë jo të mirë, si dhe për të ndihmuar monedhën vendase, forintën, e cila është në nivelin më të dobët krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Orban e quan veten si “luftëtar të lirisë” përballë pikëpamjeve të Perëndimit liberal. Ai mohon që vendi i tij të jetë më i korruptuar se vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Komisioni ka bllokuar tashmë rreth 6 miliardë euro në fonde të parashikuara për Hungarinë, në formën e një pakete stimuluese për rimëkëmbjeje ekonomike pas COVID-19, për shqetësime që lidhen gjithashtu me korrupsionin. /VOA

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Skenë si në filma/ Rusët qëllojnë në qendër të Khersonit, ja momenti i frikshëm (VIDEO)

Skenë si në filma/ Rusët qëllojnë në qendër të Khersonit, ja momenti i frikshëm (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com