Digjet një automjet në Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Granicë”, rreth orës 16:02.
Mësohet se në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Fatmirësisht shoferi nuk është lënduar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
Discussion about this post