GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Yield-et e bonove 12-mujore arrijnë kufirin e 4%, prekin nivelin më të lartë që prej vitit 2013

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Yield-et e bonove 12-mujore arrijnë kufirin e 4%, prekin nivelin më të lartë që prej vitit 2013
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Yield-et e bonove 12-mujore u rritën më tej në ankandin e kësaj jave dhe u afruan shumë pranë nivelit të 4%. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.95%, nga 3.73% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në fund të muajit gusht.
Ndërkohë, yield-i mesatar i thjeshtë madje e kaloi nivelin e 4% dhe shënoi nivelin 4.01%, nga 3.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i maksimal i pranuar në ankand arriti në 4.44%.
Ashtu siç pritej, edhe ankandi i radhës provoi tendencën e qartë në rritje të yield-eve, tendencë që po regjistrohet për të gjitha maturitetet e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare. Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore tashmë ka arritur nivelin më të lartë që prej shtatorit të vitit 2013.
Një zhvillim pozitiv i ankandeve të fundit është stabilizimi i kërkesës së investitorëve. Ministria e Financave arriti të sigurojë të plotë shumën e kërkuar prej 7 miliardë lekësh, megjithëse e gjithë shuma konsistonte në huamarrje të re dhe jo rifinancim të një borxhi të maturuar. Duket se tregu e ka kaluar momentin e hezitimit, kur investitorët dhe bankat preferonin të prisnin sa më shumë që të ishte e mundur, në pritje të rritjes së mëtejshme të yield-eve. Ky hezitim bëri që qeveria të mos arrinte të plotësonte shumën e kërkuar të huamarrjes në shumë prej ankandeve të zhvilluar në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit. Në fakt, yield-et janë rritur me ritme shumë të shpejta qysh prej muajit mars dhe tashmë kanë arritur nivele mjaft tërheqëse për investitorët. Në harkun e një viti, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove 12-mujore është rritur me 2.18 pikë përqindje ose, e shprehur në përqindje ndaj niveleve të vitit të kaluar, me 123%. Kjo rritje mund të shpjegojë një interes gradual në rritje për të investuar në bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare.
Alternativat kryesore për mbajtjen e kursimeve, depozitat bankare, ngelen ende në nivele shumë më të ulëta, megjithëse kanë filluar të japin sinjalet e para të rritjes në muajt e fundit.
Tregu po krijon kushte më të favorshme për individët dhe subjektet që kanë para’ për të investuar, por, nga ana tjetër, po sjell rritje të mëdha të kostove të borxhit për huamarrësit. Qeveria vetë po paguan një çmim gjithnjë e më të lartë për borxhin e ri, por e njëjta gjë po ndodh gradualisht edhe me huamarrësit privatë. Kreditë me interesa të ndryshueshme kanë si benchmark apo normë reference pikërisht yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë. Rritja e yield-eve po sjell edhe rritjen e interesave të kredisë në rivlerësimin periodic, sipas frekuencës së parashikuar në kontratë.
Rritja e shpejtë e yield-eve të titujve qeveritarë po krijon kushtet e për përcjelljen e qëllimit të politikës monetare, që në kushtet e inflacionit të lartë synon të nxisë kursimin dhe të frenojë kreditimin dhe shpenzimet, për të ngadalësuar kërkesën e brendshme./MONITOR

Etiketa: ekonomi

Lajme të lidhura

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin
Aktualitet

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Para
“Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, Dua Lipa ka një mesazh para nisjes së festivalit

Dua Lipa pëson incident në skenë, ja momenti epik që është bërë viral (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet