“Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër. E ndoqën nga pas dhe i futën një çip malinj në tru”, kështu shprehet Violeta Myftaraj, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë më 7 korrik të këtij viti në rrethana misterioze.
Në një intervistrë për gazeta “Sot”, Violeta hedh dyshime të forta mbi personat që e rrethonin Myftarajn gjatë ditëve të fundit të jetës së tij duke theksuar se bënte pesë emisione në jave dhe nuk ishte ankuar asnjëherë, ndërsa menjëherë iu shfaq tumori në tru.
Ajo shprehet:
Zoti M. thotë: “ Ne emisionin “Ju flet Moska”, tema e fundit e gazetarit ishte: ‘Plan për atentat ndaj një pronari mediatik’, ishte me 17 qershor dhe prej kësaj date analisti nuk ishte shfaqur më në ekran”.
Në fakt kjo temë më habiti dhe mua dhe të nesërmen e pyeta Kastriotin se ç’qe ajo temë e tillë që fole mbrëmë, por nuk mora përgjigje. Më dt.18 im bir filloi lejen. Sigurisht lejet i jep administratori. Por megjithatë u gëzova, se bënte 5 emisione në javë dhe kishte nevojë të çlodhej, por më bëri përshtypje, se në atë situatë politike të acaruar, të gjithë vazhdonin punonin edhe në televizionet e tjera. Aq me tepër që Kastrioti nuk mund të rrinte dot pa punë. Kjo ishte natyra e tij. Pra ky qe i vetmi që mori lejen.
Konstatimi i sëmundjes
Megjithatë, që nga data 18 qe mori lejen, dilte çdo dite paradite dhe mbasdite. Nuk kishte asnje shqetësim, nuk ankohej për asgjë. Me 24 qershor d.m.th. 6 ditë pasi mori lejen, doli si ç’do dite tjetër, por ate ditë u kthye me herët se ditët e tjera.
Pasi beri dush, hëngri drekë dhe po ecte nëpër shtëpi, gjë që e bënte çdo ditë mbasi hante. Por në një moment, vura re se po mbaheshe nëpër mure. U ngrita menjëherë dhe e pyeta se çfarë i kishte ndodhur.
Në kohën që unë po e pyesja, ai ra në dysheme pa ndjenja. Mbasi e solla në vete duke i lagur fytyrën e ndihmova të ngrihej, por nuk ngrihej dot. Ju luta të mblidhte forcat dhe me ndihmën time u ngjit në shtrat. Pasi erdhi pak në vete, e pyeta se ku kishte qenë dhe me ke ishte, në ç’lokal ishte dhe çfarë kishte pirë? Nuk me tregoi. E kuptova që ishte helmim, barku i lëvizte sikur kishte ndonjë kafshe brenda qe donte të dilte.
Dërgimi në spitalin Nr. 5
Mora në telefon tim nip, ai thirri urgjencën, te cilët erdhën menjëherë. E morën me barele, sepse nuk ngrihej dot. Atje e kishin nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhej dhe e kishin çuar te spitali 5 ne neurokirurgji.
Atje i kishin bërë analiza dhe skaner dhe e kishin diagnostikuar me tumor malinjë në tru. Pra tim biri, brenda 6 ditëve që nga 18 qershori, që mori lejen, iu shfaq ky tumor si me magji, pa dhënë me parë as shenjën më të vogël. Veç me 24 qershor na mbiu ky tumor me dy shënja ne tru, si ‘një bimë, që mbjell në tokë dhe mbin papritur pa i ardhur koha .
Aq me tepër që mua si nënë nuk m’u dha asnje analizë e të vjellave, sepse dyshoja për helmim dhe jo dyshoja, por që vërtet helmim. Pra gjithçka e ka burimin te 24 qershori, 6 ditë pasi Kastrioti mori lejen deri më 7 Korrik që vdiq.
Pra brenda 13 ditëve im bir ndërroi jetë pa u ankuar për asgjë para ketij 13 ditëshi. Nuk besoj t’i ketë ndodhur ndonjerit që ka vuajtur nga kjo sëmundje qe t’i kete ndodhur keshtu.
Kastrioti vuante nga gjendja tiroide dhe nuk ishte ankuar asnjeherë për kete. Deri me 18 qershor ishte shume aktiv dhe nuk ankohej per asgje. Bente 5 emisjone ne jave, punonte në kompjuter, lexonte dhe nuk shfaqi kurrë lodhje ose ndonjë shqetesim tjetër.
Më tej, ajo vijon duke qenë më konkrete në akuzat e saj se djalin ia kanë vrarë:
Flitet për vrasje. Po! Disa vrasje bëhen ne mënyre të çuditshme. Ka njerëz që të afrohen si miq por ne fund dalin ndryshe. Para disa ditësh lexova në një portal, të datës 9 Korrik dy dite pas vdekjes se Kastriotit një shkrim për vdekjen e tim biri.
Dhe çuditërisht autori i këtij shkrimi ishte B.M. Them çuditërisht, se ky njeri, që kur filloi punë Kastrioti te televizioni Ora News, i është qepur si rrodhe.
Nuk kishte ditë që nuk e merrte ne telefon tim bir madje kishte raste edhe disa herë dhe gjithmone ne te njëjtën ore 10 e gjysëm deri me 11 te ditës në piskun e vapës. Sa here që binte zilja e telefonit në këtë orë, i cili ishte gjithnjë mbi tavolinë, shfaqej ne ekranin e telefonit emri B.M! Parandjenjat jane te çuditshme. Nuk e di pse kisha nje ndjesi të keqe kur shikoja këtë emër në telefonin e tim biri.
Kjo zile, me një tingëllimë aq të fortë, me dukeshe kobndjellëse. Sa here që binte kjo zile, që dallonte nga gjithe te tjerat, e kuptoja pa e parë, që ishte ajo: “kobndjellësja” e këtij ditëziu.
E pyesja tim bir: Cili është ky, pe nga është? Nuk me duket njeri i mirë, i thosha ç’të lidh me te? Aq më tepër që nuk punoni në te njëjtin televizion. Por jo, ai s’i ndaheshe, do ta shpinte deri në fund misionin e tij. Kur të qepet i ligu s’ke ç’i bën. Por çuditërisht këto telefonata vazhduan deri me 24 qershor, 6 ditë mbasi Kastrioti filloi lejen, dhe më 24 qershor u sëmur, siç e kam treguar me lart.
Nëna e Myftarjat pyet mikun e djalit të saj
Unë dua ta pyes ketë “mikun e ngushte”, me Kastriotin ishte me 24 qershor? Sepse qe nga ajo ditë ky person u ndje me 9 korrik, dy dite pas vdekjes së tim biri. Pra ky paska qenë personi që paska ndjekur sistematikisht vdekjen e tim biri, se ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpifjet që bën ai për Kastriotin. Bile ky i pa udhë që i kishte dal në udhë përpara tim biri njëlloj si ata të pa besët që të dalin në pritë së bashku me një sokakqar tjetë të rrugëve të Tiranës aq merak e kishte fundin e Kastriotit sa merrte vesh c’po ndodhte me të edhe në spital.
Kishte merak nëse do te realizohej ajo për të cilën ishte paguar apo do dështonte. Mos vallë dhe në? spital së bashku me sokaqarin kishte spiunin e tij, apo kishte spiun vet sokakqarin që e shoqëron, i cili ishte i lidhur me spitalin.
Çipat e virusit malinj ishin futur qe më 24 qershor, cfarë nuk ndodh tani, dalin edhe çipa malinjë. Cfarë nuk ndodh tani në kete botë të ndyrë. Per 13 dite ikën tjetri pa pasur asnjë dhimbje.
Ky B.M paska qene aq i kamufluar sa askush nuk e paska njohur deri me sot. Ndoshta mund të ketë edhe ndonje bashkëpunëtor tjetër ose disa te tjere përveç sokakqarit, se gjithe ato shpifje që ka bërë ky, nuk mund t’i bënte vetë. Ky me shpifjet e tij kërkon ta nxjerre të semurë Kastriotin që femijë dhe sigurisht këtë e bën për të mbuluar atë që bëri vete me 24 qershor./sot.com.al
Discussion about this post