GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ushtria ukrainase rimerr territorin e pushtuar, përparon në Luhansk

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Ushtria ukrainase rimerr territorin e pushtuar, përparon në Luhansk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria ukrainase tha se “ngadalë, por sigurt” po rikthen territorin e pushtuar nga forcat ruse “në një prej arterieve më të rëndësishme logjistike” në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas të Luhanskut. Departamenti për komunikime strategjike i forcave të armatosura të Ukrainës tha përmes Telegramit më 22 shtator se forcat pushtuese ruse “po kalojnë nëpër një moment të keq” afër Lisiçanskut, qytet në rajonin lindor të Luhanskut.

Luhansku – pjesë e rajonit lindor ukrainas të Donbasit dhe njëherësh një prej katër territoreve të kontrolluara nga rusët, ku është paralajmëruar mbajtja e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë – është pothuajse krejtësisht nën kontrollin e forcave ruse. Forcat e Kievit në javët e fundit kanë rimarrë territor në lindje, territor që u pushtua nga rusët, pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Serhiy Hayday, guvernator ushtarak ukrainas i rajonit të Luhanskut, tha më 19 shtator se forcat ukrainase kishin çliruar disa fshatra në këtë rajon. Më 21 shtator, Hayday tha se Ukraina ka shkatërruar një zyre komanduese që përdorej nga forcat pushtuese ruse në Svatovo, që gjendet rreth 160 kilometra në verilindje të kryeqytetit rajonal, Luhansk.

Forcat ruse dhe ukrainase kanë shkëmbyer zjarr me artileri dhe raketa, që kanë lënë të vrarë të paktën gjashtë persona më 22 shtator. Sulmet ajrore ruse në qytetin jugor të Zaporizhjës kanë vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët ukrainas.

Ndërkaq, zyrtarët në rajonin e Donjeckut, të kontrolluar nga rusët, thanë se granatimet ukrainase kanë shënjestruar kryeqytetin rajonal, Donjeck, duke vrarë pesë persona.

Etiketa: LuftaLuhanskukraina

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Zjarri masiv në Margelliç për pak rrezikoi banesat, Prefekti i Fierit: Kërkuam ndërhyrje nga ajri

Zjarri masiv në Margelliç për pak rrezikoi banesat, Prefekti i Fierit: Kërkuam ndërhyrje nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë
Aktualitet

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë

17:28 - 14/10/26

Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po...

Lexo më shumë
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

17:03 - 14/10/26
Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

16:49 - 14/10/26
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

16:37 - 14/10/26
FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

16:30 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com