GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E-mailet trembin Ramën”/ Gazetari kritika qeverisë: Shqipëria nuk ka më reforma

18:06 - 22/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“E-mailet trembin Ramën”/ Gazetari kritika qeverisë: Shqipëria nuk ka më reforma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Genc Burimi ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur edhe sulmin kibernetik që Irani organizoi duke rrëzuar të gjithë sistemin elektronik, ku u përfshi dhe ai TIMS. I i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai ka kritikuar qeverinë për vendimin e marrë nga Prokuroria për të ndaluar mediat që të publikojnë të dhënat konfidenciale që janë bërë publike në rrjet dhe shiten për 900 dollarë nga grupimi i hakerave HomelandJustice.

“Nuk e mendoja se në 2022 ky pushtet i kësaj qeveri socialiste të Edi Ramës që vetë ka denoncuar se ka vuajtur nga censura në kohën e Berishës, të paktën si në perëndim duhet të ishte prononcuar si shtetas që është i shokuar se mediat nuk duhen censuruar”, tha Burimi.

Në vijim ai nënvizoi se kryeministri Edi Rama i druhet publikimit të materialeve nga sistemi TIMS që zbulojnë udhëtime sekrete të tij dhe politikanëve të tjerë pranë tij.

E-mailet e publikuara, çfarë i druhet kryeministri?

I druhet daljes së të dhënave në udhëtimet e TIMS. Po të marrë shembull në Francë, ku skandali ishte që Zhak Shirak udhëtonte në Japoni dhe kishte një të dashur. Dhe te ne i druhen se politikanët tanë udhëtojnë jashtë. Ku dalin, me çfarë dalin, ku i gjejnë paratë. Gjithashtu i druhet shkëmbimeve konfidenciale midis Ramës.

Mund të jenë amerikanët mbrapa Ramës, e kujtoni Ëikileaks i thonë mbaje mire më Serbinë për Ballkanin e Hapur. Ose mbaje mirë me Turqinë ti pavarësisht si është. Perëndimorët duhet të kishin dalë dhe ta kritikonin këtë vendim të qeverisë.

Është një lloj tentative për ti strukur mediat. Por mbrapa nuk asnjë sanksion të veçantë edhe nga ai nen të cilit i referohen këta.

Media ka si objektiv të publikojë gjithçka që ka interes për publikun. Këtë se vendos Prokurori, e vendos gjykata.

Pse kur dolën të dhënat e patronazhistëve nuk u cilësuan shkelje privatësie dhe tani konsiderohen të tilla?

Shembulli që jepni ju është kjo që them unë. Asokohe ndërhyri drejtësia e mbani mend. Kjo tregon që drejtësia sot nuk është e pavarur, është nën urdhra. Atë reformë në drejtësi që na e shitën si reformë ambicioze dhe revolucionare, u mbars mali dhe polli një mi. Duke parë gjërat në periudhën afatshkurtër nuk është Rama që më shqetëson mua, kjo drejtësi kontrollohet kaq lehtë nga pushteti dhe kushdo vjen nesër mund ta kontrollojë.

Si e shihni ju mazhorancën në mandatin e tretë dhe vetë kryeministrin Rama?

Mandatet e stërgjatura vijnë dhe shterpëzohen. Nuk ke më inovacion, po ta vini re Shqipëria nuk ka më reforma.

Ka mbaruar vizioni i kryeministrit?

Ka mbaruar në përgjithësi vizioni i politikës shqiptare. Ankohet fermerët aty se iu kalbet prodhimi, po këtu në Francë e kishin lëvizur, po Shqipëria s’ka ide sot, s’ka vizion për zhvillim ekonomik. Dikur ishin hidrocentralet, TAP-i sot s’ka asgjë. Sot kjo qeveri është nën presion. Në presionin ekonomik që e kanë sot të gjitha qeveritë në Europë dhe në botë, por këtu te ne është e shumëfishuar me një borxh publik të llahtarshëm. Shqipëria po kap një borxh publik gati 80% si në vendet Perëndimore, por këtu ka sistem taksambledhës efikas, po në Shqipëri si do e financosh?

Ky është presioni i pari i këtij, u mundua të fusë si pykë atë reformën për Amnisti Fiskale, se s‘është morale në radhë të parë kur Amerikanët thonë se Shqipëria ka marrë financime ruse në politikë dhe kjo mund të vijojë nëse ti bën këtë.

Është edhe presioni gjeopolitik. Se është vend anëtar i NATO-s dhe vazhdon bën shoqëri me Serbinë dhe Turqinë. Ai është i ekspozuar shumë në këto aleanca. Dhe së fundmi presioni juridik, nuk është e pakët afera e inceneratorëve. Është e pamundur mos të marrësh në pyetje ti kryeministrin që firmos VKM-të për 400 milionë euro vjedhje.

 

 

Etiketa: gazetariKryeministriqeveria

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
“Çmendet” 52-vjeçari, godet me gurë vëllain

“Nuk mbaj mend gjë”/ Falsifikoi dokumentet për të blerë tokën, jepet vendimi për 69- vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com