GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA kërkon vlerësim për aftësitë profesionale të gjyqtares së Kavajës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA kërkon vlerësim për aftësitë profesionale të gjyqtares së Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gjyqtarja e Kavajës Entela Shedula, e cila u shkakrkua dy vite më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se ka akoma një shpresë për t’u rikthyer në radhët e gjyqësorit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që ish-gjyqtarja e Kavajës të rivlerësohet për kriteret e kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive personale. KPK njoftoi vendimin në 4 qershor 2020, pasi konstatoi mungesë burimesh për justifikimin e pasurisë për gjyqtaren Shedula.

Por me vendimin e kësaj të enjteje, 22 shtator 2022, Kolegji i Posaçëm i Apelimit urdhëron KPK-në të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2020, datë 10.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit znj. Entela Shedula. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale”, thuhet në vendim. 

Entela Shedula, u shkarkua nga KPK më 4 qershor pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare për ndërtimin e një vile tre katëshe dhe blerjen e një autoveture. Po ashtu, u konstatuan deklarime të pasakta e të pamjaftueshme për të ardhurat dhe për pasuritë. Shedulës nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës. Në seancën parardhëse më 14 shtator, KPA pranoi si prova të reja dy vendime gjykate që detyronin kompanitë ku kishte punuar bashkëshorti që të paguanin sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në konkluzionet përfundimtare, Shedula pranoi se kreditë e marra për ndërtim të një shtëpie tre katëshe ishin shënuar për qëllim biznesi, por ajo ritheksoi se në deklarimet vjetore, si dhe gjatë hetimit administrativ, e kishte bërë të qartë se ato ishin përdorur për ndërtimin e shtëpisë. Ajo sqaroi se arsyeja përse ishin shënuar për qëllim biznesi, ishte pasi në atë periudhë fondi “Besa” nuk jepte kredi për ndërtim banese, por vetëm për aktivitet tregtar.

Etiketa: Entela ShedulaKPAKPK

Lajme të lidhura

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës
Aktualitet

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

16:58 - 04/08/26
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj
Aktualitet

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Aktualitet

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Para
Bashkëshorti tentoi ta mbyste, 34-vjeçarja shqiptare del në ballkon dhe kërkon ndihmë

Bashkëshorti tentoi ta mbyste, 34-vjeçarja shqiptare del në ballkon dhe kërkon ndihmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës
Aktualitet

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

16:58 - 04/08/26

Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte...

Lexo më shumë
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com