GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Panik në Lezhë, persona të armatosur grabisin karburantin dhe largohen me motoçikletë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A

Një grabitje e dhunshme nën kërcënimin e armës ka ndodhur gjatë mesnatës në Lezhë, ku “maskat” kanë vjedhur xhiron ditore të një karburanti. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, policia ka arritur të arrestojë dy grabitësit (vëllezër) të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një tip ‘motoçikletë”.

Bëhet me dije gjithashtu se gjatë kontrollit grabitësve i është gjetur një sasi e dyshuar lëndësh narkotike, aparat celular dhe lëndë e dyshuar narkotike “kanabis”.

“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16”-bën me dije policia.

Njoftimi i policisë

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta dhe veshjet, që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës së pandërprerë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve kriminale të ndodhura, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë një pune hetimore profesionale, si dhe falë veprimeve të shpejta dhe të koodinuara policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit është zbardhur në kohë rekord vjedhja në një karburant, janë identifikuar dhe kapur 2 autorët e dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme të përdorura gjatë krimit.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.

Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

 

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Tetë persona i zënë pritë dy shqiptarëve në Greqi, një i plagosur

76 mijë euro në 11 banka e lojëra fati, detaje nga arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh
Sport

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht ndryshime të rëndësishme në kualifikimet e Ligës së Evropës. Rregullat e reja do të hyjnë në...

Lexo më shumë
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com