GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lëvizte me kokainë nëpër Tiranë, arrestohet shoferi i Mariglen Qatos

11:40 - 23/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Lëvizte me kokainë nëpër Tiranë, arrestohet shoferi i Mariglen Qatos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klaudio Malaj është shoferi i ish kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi iu gjetën sasi kokaine, gati për shpërndarje, si edhe tre pistoleta.

Në njoftim për media, Policia e Tiranës përmendi vetëm faktin se është arrestuar shtetasi K.M., pa dhënë detaje se kush ishte identiteti i personit në fjalë.  Në pamjet e shpërndara së bashku me njoftimin, dallohet edhe një dokument me logon e Bashkisë së Tiranës.

Të hënën e kësaj jave, Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi se kishte finalizuar operacionin të emërtuar “Doses” (Dozat), ku gjatë operacionit u arrestua 31-vjeçari K.M (Klajdi Malaj).

Në momentin që efektivët e “Shqiponja-s” kanë ndaluar mjetin luksoz Audi A6, në pronësi të shoferit të Mariglen Qatos, ai ka deklaruar se është punonjës i Bashkisë së Tiranë, duke tentuar shmangien e kontrollit.

Por, duket se tentativat e tij kanë dështuar, pasi pas një kontrollit të policisë, janë gjetur 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje si dhe 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Është ende e paqartë se si kishte arritur Malaj që, duke qenë me detyrë shofer, të blinte një makinë tepër të shtrenjtë. Po ashtu, nuk dihet nëse për veprimtarinë e tij kriminale ka qenë apo jo në dijeni shefi i tij, Mariglen Qato, i cili udhëtonte gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare me një shpërndarës kokaine në sasi të mëdha, sipas përcaktimit që ka bërë Policia.

Etiketa: drogeKokaineKryesore1MakineQato

Lajme të lidhura

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26
Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim
Aktualitet

Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

15:59 - 30/01/26
Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)
Aktualitet

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

15:45 - 30/01/26
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekaj, si u krijua “ngërçi” nga avokatët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekaj, si u krijua “ngërçi” nga avokatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26

Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK. Siç mëson TCH rekursin...

Lexo më shumë
Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

15:59 - 30/01/26
Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

15:45 - 30/01/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

15:30 - 30/01/26
Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

15:10 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com