Kryeministri Edi Rama ka reaguar më në fund në Twitter pas vendimit të marrë në Këshillin e Ministrave për mbylljen e shkollës private turke në Tiranë, “Mehmet Akif”.
Kreu i qeverisë mohon që pas këtij vendimi të fshihet diçka tjetër si arsye, përveç asaj që e quan zbatim i barabartë i ligjit pasi akuzon drejtuesit se kanë shitur godinën dhe e kanë hapur diku tjetër pa ndjekur procedurat e rregullta ligjore. Ndër të tjera ai akuzon ata se po përdorin fëmijët për të fshehur fajin karshi ligjit.
Reagimi i Ramës:
Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.
Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.
Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.
Kujtojmë se në vendin tonë prej vitesh operojnë shumë biznese të në pronësi të shtetasve turq, pjesë e lëvizjes gylene në Turqi. Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayp Erdogan, madje dhe herën e fundit që vizitoi Shqipërinë presidenti turk ia bëri Ramës një kërkesë të tillë, ndërsa dhe depërtimi i gylenistëve po bëhet duke shkelur rregullat. Rama reagoi dje për herë të parë duke thënë se Shqipëria do të do të pajiset me dron “Bajraktar” të armatosur, dhuratë nga qeveria e Erdogan.
Mesa duket shpërblimi që po merr nga Erdogan për zbatimin e kërkesave të tij, duket se për Ramën është më i rëndësishëm se arsimimi i të rinjve dhe përgatitja e brezit të ardhshëm.
Discussion about this post