GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Von Cramon-Kurtit: Nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Von Cramon-Kurtit: Nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon-Taubadel është shprehur optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas vizitës disa ditore në Kosovë, euro deputetja përmes një konference për medie tha se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, por nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Derisa adresoi kritika ndaj Francës për qasjen karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Anëtarja e Parlamentit Evropian tha se aktualisht pritjet e dy palëve në dialogun Kosovë-Serbi janë maksimale. “Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha ajo.

Ajo i bëri të ditur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se i mirëpret propozimet e tij për vazhdimësinë e dialogut, por nuk mund të jetë kundër marrëveshjeve ekzistuese.

“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojmë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon, njofton KP.

E pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Von Cramon tha se nuk është shumë e sigurt se administrata e re Biden do të insistonte në implementimin e saj.

“Nuk jam e sigurt se BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me këtë, apo e ka përkrah. Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e re Biden është me rëndësi që të harmonizohet edhe me të dërguarin e veçantë zotëri Palmer lidhur me harmonizimin e raporteve të Uashingtonit dhe BE-së për çështjen e dialogut. Nuk jam shumë e sigurt se administrata e ShBA-së vetvetiu do të insistonte në marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo është çka mund të them për momentin, të presim dhe të shohim”, tha ajo.

Para gazetarëve raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kritikoi edhe pozicionimin e Francës lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo përsëriti se Kosova ka plotësuar kushtet teknike dhe tha se BE-ja po e humb kredibilitetin në këtë proces.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar kemi mundur ta kemi këtë temë në agjende Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtar të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për regjionin dhe për Bashkimin Evropian”, tha ajo në konferencën për media.

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
“Vaksinimi i hapur +18 vjeç”, Rama bën thirrje: Paraqitu me kartë identiteti për t’u vaksinuar

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç”, Rama bën thirrje: Paraqitu me kartë identiteti për t’u vaksinuar

TË FUNDIT

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!
Breaking Views

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26

Protestuesit vijojnë qëndrimin pranë Bllokut të Sigurisë te Rruga Mine Peza, në mbështetje të qytetarëve të ndaluar gjatë protestave të...

Lexo më shumë
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26
Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

20:43 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com