Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço është shprehur se hakerat kanë vjedhur shumë informacione nga sistemet e institucioneve në Shqipëri. Sipas tij, janë marrë dhe të dhëna shtetërore për personat e dyshuar apo informacione të tjera shumë sensitive, publikimi i së cilave dëmton sigurinë kombëtare.
“Nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, dhe arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare. Janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”, u shpreh Karamuço.
Discussion about this post