Rovan Luku (Fusha), 45 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në prangat e policisë për shkak se rezulton i shpallur në kërkim nga policia Italiane.
Të ndaluarit i duhet të vuajë edhe 3 vjet e 1 muaj burgim në Shqipëri, të mbetura nga dënimi i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka konvertuar dënimin e dhënë për këtë shtetas, nga autoritetet gjyqësore italiane, për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në shtetin italian.
“Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Convert”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, për kryerjen e plotë të dënimit të konvertuar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryer në Itali.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Rovan Luku (Fusha), 45 vjeç, banues në Tiranë.
Të ndaluarit i duhet të vuajë edhe 3 vjet e 1 muaj burgim në Shqipëri, të mbetura nga dënimi i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka konvertuar dënimin e dhënë për këtë shtetas, nga autoritetet gjyqësore italiane, për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në shtetin italian.”
Discussion about this post