GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutoi vrasësin e vëllait, kush është Bledar Qemalaj që u favorizua nga burgu i Fierit (DOSJA)

17:21 - 27/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutoi vrasësin e vëllait, kush është Bledar Qemalaj që u favorizua nga burgu i Fierit (DOSJA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga personat që kanë përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit është edhe Bledar Qemalaj. I dënuar për vrasje me paramendim dhe trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë, Qemalaj pretendohet se ka punuar në burg dhe si “shpërblim” ka marrë rreth 15.6 ditë ulje dënimi, kur në fakt duhej të përfitonte 0 ditë. Sipas dosjes hetimore, rezulton se puna pretendohet se është kyer nga muaji janar deri në prill të vitit 2020.

Në dosjen penale  të dënuarit Bledar Qemalaj, ka rezultuar se ;

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Bledar Qemalaj, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajn Janar 2020, nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Mars 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Qemalaj nga Fieri është i dënuar për vrasje me paramendim dhe trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë dhe u ekstradua nga Holanda për të vuajtur dënimin në vendin tonë. Më 3 mars 2004 Bledar Qemalaj vrau me armë zjarri Edmond Vruhon, 4 vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë. Në atë kohë Bledar Qemalaj ishte 25 vjeç dhe kishte kohë që e ndiqte gjakësin e tij edhe ky nga Fieri.  Për këtë krim u dënua me 23 vite burg. Dënimit iu shtua edhe 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Në datën 25-26 gusht 2004, Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg heroinë. Vepër penale për të cilën u dënua me 8 vite burg, gjithmonë në mungesë.

Por çka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

 

 

Etiketa: Bledar Qemalaj

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Këto janë shenjat më romantike dhe me fat të horoskopit

Këto janë shenjat më romantike dhe me fat të horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com