GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet në burgun e Fierit/ Si përfitoi Julian Byzyka ulje dënimi, i akuzuar për trafik droge

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet në burgun e Fierit/ Si përfitoi Julian Byzyka ulje dënimi, i akuzuar për trafik droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Julian Byzyka është një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi në burgun e Fierit nga mashtrimi Në dosjen hetimore bëhet me dije se, Byzyka ka përfituar 23.4 ditë ulje dënimi kur në fakt duhet që të përfitonte 3.3 ditë, pasi gjithsej ka punuar 22 ditë në burg. Julian Byzyka është arrestuar në vitin 2014, pasi gjurmët e tij të gishtave u gjetën në një sasi kanabisi në Portin e Durrësit. Ai u shpall përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë të 2.365 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Pjesë nga Dosja:

Në dosjen penale të dënuarit Julian Byzyka, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 1ë ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Tetor, Nentor, Dhjetor 2019; Janar, Shkurt, Mars 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Julian Byzyka, ka dalë në punë 22 ditë e konvertuar në ulje dënimi 3.3 ditë, konkretisht;

Për muajn Tetor 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Nëntor 2019 ka dalë për punë në datat 11, 12, 17, 23, 24, 26 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 5, 6, 7, 12 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Janar 2020 ka dalë për punë në datat 10, 15, 16, 17, 24, 27, 28, 31 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Mars 2020 ka dalë për punë në datat 9, 13, 16, 18 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Ervis Alliaj, Gerald Nonaj, Shefi i Policisë Bashkim Meci, Përgjegjësi i Sektorit shëndetësore Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri, Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 23.4 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 3.3 ditë ulje dënimi nga puna.

Etiketa: Julian Byzyka

Lajme të lidhura

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Aktualitet

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
Para
EMRI/ Si përfitoi ulje dënimi në burgun e Fierit anëtari i grupit “Kokaina”

EMRI/ Si përfitoi ulje dënimi në burgun e Fierit anëtari i grupit “Kokaina”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka...

Lexo më shumë
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com