GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirohen 4 të akuzuarit për kokainën 100 mijë euro, agjenti i infiltruar refuzon të dëshmojë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë, si i shpëtoi policisë i riu vitin e shkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Dështon për herë të dytë pas një viti çështja që nisi në muajin korrik 2021, pas asaj që ndodhi në mes të ditës, ku policia dha një spektakël të keq, në një operacion në zonën e “Ali Demit”. Operacioni synonte shkëmbimin e kokainës “Philipp Plein” kundrejt 100 mijë eurove. Këtë radhë dështimi ndodh në prokurori.

Prokuroria e Tiranës është “dorëzuar” përballë pamundësisë së sigurimit të provave, për të ngritur akuzë ndaj 4 personave të arrestuar nga operacionalja, si Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore.

Të katër këta persona të arrestuar me shumë bujë nga policia në korrik 2021, janë zhveshur nga akuzat, pasi prokurori i çështjes Ardjan Dyrmishi, ka proceduar ndaj këtyre personave me një kërkesë në gjykatë për pushimin e akuzës së “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkak i kësaj kërkese për pushimin e ndjekjes penale, është bërë pamundësia e sigurimit të provave që implikonin 4 personat e arrestuar nga policia. Por dhe mos bashkëpunimi i strukturave të policisë dhe agjentit që kishte hyrë në negociata, me personat e përfshirë në tregtinë e drogës të llojit “Philipp Plein”.

Për sasinë e kokainës prej 1 kg e 250 gramë, është zbuluar vetëm një person si autor, i cili nuk është bërë asjëherë publik nga policia. Por tashmë rezulton të jetë marë i pandehur nga prokuroria.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin J.Capa, i cili është identifikuar si posedues i 1 kg 250 gramë kokainë të cilësisë së parë. Capa, akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi gjurmët e gishtave të tij, u fiksuan në kutinë e picave që policia gjeti dhe sekuestroi poshtë një makine të parkuar jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ditën e operacionit J.Capa, mundi ti iki agjentëve dhe RENEA-s,por pas zbulimit të gjurmëve mësohet se ai është shfaqur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke u vetëdorëzuar.

Gjatë marjes në pyetje J.Capa, ka treguar se kokainën e cilësisë së parë e kishte të tijën dhe synonte ta shiste tek një person, të cilin nuk e dinte që ishte punonjës policie. Capa, ka përjashtuar në mënyrë kategorike që Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore, të kenë lidhje me sasinë e kokainës dhe aktivitetin e tij kriminal të shitjes së drogës.

Për provueshmërinë e akuzave ndaj tyre, nuk ka pranuar të dëshmojë dhe agjenti i policisë që ishte infiltruar brenda grupit për të blerë kokainën.

Kjo ka sjellë dështimin e dosjes penale, jo vetëm në polici por edhe në prokurorinë e Tiranës, ku 4 personat e arrestuar tashmë janë zhveshur nga akuzat ndërsa vetë 1 person qëndron në burg.

Sipas burimeve të prokurorisë Altin Gega alias Çuku, rezulton të jetë djali i hallës së klanit “Duka” në Tiranë. Altin Gegës, dhe vëllait të tij të proceduar në Hollandë dhe Belgjikë, një ditë më parë prokuroria e Tiranës i sekuestroi 6 pasuri të paluajtshme në kryeqytet.

Ndërsa Erjon Prenga, është djali i një biznesmeni që ka një resort shumë të njohur në Dajt dhe pjesë e grupit shoqëror të klanit “Duka” në Tiranë.

Njëherësh nën akuzë ka përfunduar dhe Gazmend Cani, personi me benzin e zi që ditën e ngjarjes u iku, efektivëve të operacionales, i cili tashmë rezulton se është dënuar për akuzën e “Kundërshtimit të forcave të Policisë së Shtetit”.

Etiketa: drogeKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Qëlloi 44-vjeçarin në sy të vëllait, autori i vrasjes në Pukë njihet me dy emra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26

Nga Kim Mehmeti   Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Tetor 2026

07:40 - 17/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 17 Tetor 2026

07:29 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com