GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shëndetësia më keq se kurrë”, PL denoncon: 2 mln euro për shërbime që nuk janë kryer

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Varfëria nuk luftohet me paketë thërrimesh”, PL reagon për masat anti krizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një reagim të bërë së fundmi në “Facebook”, referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shprehet se në vitin 2021 për koncesionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Blushi shton se ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve është evidentuar për të disatin vit radhazi ndërsa thekson se shëndetësia është sot më keq se kurrë për shkak se koncesionet janë ideuar nga kryeministri Edi Rama për zhvatjen e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Njësoj si afera e inceneratorëve edhe koncesionet e shëndetësisë vetëm gllabërojnë lekët e shqiptarëve, që përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin më të fundit, konstaton se në vitin 2021, për koncesionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë vihet në dukje nga KLSH për të disatin vit radhazi.

Në një vend ku drejtësia nuk do të ishte nën kontrollin e Kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të kompanive të lidhura direkt me Edi Ramën.

Shëndetësia është sot më keq se kurrë sepse koncesionet dhe PPP-të u ideuan nga Edi Rama si mjet për zhvatjen e shqiptarëve.

Në vend të investonin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, që të mos iknin masivisht nga Shqipëria, si dhe t’u siguronin shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz, me kosto të ulëta dhe me standarde, Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja vendosën t’u japin miliona euro klientëve të Qeverisë, për të mbushur së bashku xhepat e tyre.

Partia e Lirisë është e vendosur të anulojë koncesionet korruptive dhe që çdo pasuri dhe qindarkë të grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t’u kthehet shqiptarëve!

Etiketa: blushidenoncimePL

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Para
Konflikti brenda PS në Shkodër, ministrja Bilali tregon çfarë ndodhi

Konflikti brenda PS në Shkodër, ministrja Bilali tregon çfarë ndodhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com