Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen e “Mireve” në Fushë Krujë pasditen e sotme.
Zjarri që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ka djegur një dhomë në katin e dytë të banesës.
Banesa rezulton të jetë në pronësi të Selim Pulës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe pronarit të shtëpisë në kohë ka bërë të mundur parandalimin e djegies së plotë të banesës dhe përhapjen e flakëve në shtëpitë e tjera pranë.
Discussion about this post