GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Na sill ndonjë kafe dhe ik!”/ Policëve Rrugorë u dalin “të palarat” në kamerën e fshehtë

21:20 - 28/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtrëngohen masat ndaj shoferëve, policia: Ja si duhet t’i ulni fëmijët në makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë.

Denoncuesi shpjegoi se policët i morën para duke i thënë se në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.

Denoncuesi: Përshëndetje emisioni “Stop”! Jam një qytetar nga Tirana. Dua të ndaj një shqetësim me ju! Në zonën e Kasharit, në orën 9 a 10 të darkës, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, kam qenë me të dashurën. Kam ndaluar aty, për të diskutuar një problem me shoqen time. Ju sugjeroj, që të shikoni policët, pasi janë shumë të korruptuar, vijnë e të marrin lekë pa arsye!

Denoncuesi: Po diskutoja dicka me të dashurën. Hapa krahun që të flisnim meqë ishim edhe në timon, hapa krahun aty, kur pas ca minutash na erdhën nja dy efektivë policie, na kërkuan dokumentet, ok, shumë bukur, ua dhamë. Jo po, çfarë doni këtu? Do t’ju shoqërojmë në komisariat. Çfarë e ke këtë gocën ti? Çfarë po bën ti me këtë gocën? Po, hiç, çfarë po bëjmë, i thashë. Ashtu patëm një gjë për të diskutuar dhe po diskutojmë. Jo, do t’ju çoj në komisariat. Po hë, o shef, i thashë, se është turp të na çosh në komisariat, pa asgjë, pa kështu… E nejse, tha. Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë. E mirë, tha, mos hajdeni më këtu, tha, se bëhen veprime të turpshme. Madje, erdhën me makinë private. Kanë qenë më makinë private, zbritën aty e filluan me të gjithë me radhë, që ishin aty. Ne s’lëvizëm nga vendi, sepse mendonim, se nuk po bënim gjë.

Po ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncoi të njëjtën situatë.

Denoncuesja: Ne kemi qenë në një zonë të Tiranës me të dashurin, duke diskutuar për diçka dhe në një moment na afrohen efektivët e policisë. Sipas tyre, biseda, që ne po bënim në atë moment në mjetin tonë, ishte një sjellje e pahijshme në një ambient publik. Ne dëshiruam që ta diskutonim dhe ta sqaronim, pasi, fundja, unë jam një vajzë dhe po ta merrte vesh familja ime do kishte një situatë tjetër. Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht, që morën dhe unë nga kjo u habita, pasi supozohej, se në fakt nuk ishte një sjellje e pahijshme. Ne ishim brenda në mjet duke diskutuar, si çdokush tjetër, që mund të diskutojë jashtë, në ambient rruge ose në makinë.

Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë “Casa Italia”, mes Astirit dhe Kasharit.

Efektivi i policisë: Mirëmbrëma! Si jeni?

Agjenti i “Stop”: Si jeni? Mirë?

Efektivi i policisë: Si kaluat?

Agjenti i “Stop”: Mirë! Si kaluat ju?

Efektivi i policisë: Ku rrini? Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Këtu në Tiranë!

Efektivi i policisë: Ule pak xhamin! Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Në Tiranë!

Efektivi i policisë: Po zonja?

Agjentja e “Stop”: Tiranë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi! Uli pak xhamat mbrapa! Çfarë po prisni këtu?

Agjenti i “Stop”: Po rrimë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi.

Agjentja e “Stop”: Patentë?

Pa asnjë provë dhe jashtë çdo standardi këta efektivë akuzuan dy të rinjtë që në këtë rast ishin agjentët tanë që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.

Efektivi i policisë: Ec përpara…!

Agjenti i “Stop”: Ku do më çosh?

Efektivi i policisë: Në komisariat për verifikim!

Agjenti i “Stop”: Po shoqe e kam, çfarë e kam?

Efektivi i policisë: Çfarë ke ndonjë gjë të paligjshme brenda?

Agjenti i “Stop”: Po hajde, kontrolloje, po pati gjë…!

Efektivi i policisë: Pyes!

Agjenti i “Stop”: Po nuk kam gjë, o shefi!

Efektivi i policisë: Po hë, mos u nxito tani! Është turp. Është turp. Është turp, o vëlla. Të mbaj  deri në 11 në komisariat, të vijë të të marrë familja!

Agjenti i “Stop”: Po më pe në këtë vend, ose në ndonjë vend tjetër jashtë… se qenka problem i madh.

Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!

Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë!Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…/tvklan

Etiketa: Policia rrugore

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Greqia i përgjigjet Turqisë: Jemi pro dialogut, por nëse do të jetë…

Greqia i përgjigjet Turqisë: Jemi pro dialogut, por nëse do të jetë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com