GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vazhdon braktisja e madhe, edhe të rinjtë në Kosovë po ikin nga vendi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdon braktisja e madhe, edhe të rinjtë në Kosovë po ikin nga vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alarmante, vit pas viti është duke u rritur numri i të rinjve të Kosovës që kanë synim të largohen nga vendi pasi që nuk shohin një të ardhme dhe e gjejnë veten e tyre në shtetin e Kosovës.

Kjo situatë është duke u përkeqësuar vit pas viti, ka thënë këshilltarja për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP), Majlinda Rizvanolli-Bajraktari gjatë panelit të parë në kuadër të Konferencës rajonale, me temën: “Rëndësia e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhja me tregun e punës”.

Bajraktari theksoi se Qeveria e ka në prioritet trajtimin e arsimit dhe aftësimit profesional për t’iu dhënë një shpresë të rinjve.

“E dimë që kemi një potencial të madh, rinia e Kosovës përbën një përqindje të madhe, kështu që në një anë e konsiderojmë si potencial, mirëpo si qeveri duhet të bëjmë zgjidhje për këta të rinj, në mënyrë që ta gjejnë veten në treg të punës. Gjendja momentale në Kosovë që është duke u përkeqësuar nga viti në vit, të rinjtë ëndërrojnë të largohen nga vendi ynë dhe nuk e gjejnë veten në shtetin e Kosovës, si dhe nuk e shohin një të ardhme. Si Ministri e Arsimit dhe si qeveri mendojmë që arsimi dhe aftësimi profesional mund të jetë ajo formulë posaçërisht fillimi i pilotimit të arsimit dual, e cila do t’ju jep një premtim dhe shpresë të rinjve të Kosovës që të mund të gjejnë veten në treg të punës. Arsyeja pse e kemi këtë situatë në Kosovë, do të thotë se ka pasur një hezitim nga të dyja palët e bashkëpunimit, nga tregu i punës dhe nga institucionet qeveritare”, tha ajo.

Ajo theksoi se arsimi dhe aftësimi profesional nuk mund të ketë sukses nëse nuk ekziston një bashkëpunim i mirëfilltë edhe midis sektorit privat dhe institucioneve qeveritare.

Ndërsa, Lulzim Aliu, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut tha se kanë akredituar programe për shumë profile për përgatitjen e kuadrove të reja profesional që do t’u shërbejnë kompanive për punëtorë të kualifikuar.

Aliu tha se në krahasim me Kosovën, Maqedonia Veriore është një hap më përpara për arsimin dual.

“Në krahasim me Kosovën, ne në Maqedoninë Veriore jemi një hap më përpara, jo që e kemi etabluar në gjithë shtetin arsimin dual, por thuajse jemi në një rrugë të duhur dhe kemi bërë një hap të qëlluar për shkak se nëse krahasojmë statistikat e dy viteve të fundit, vitin e kaluar shkollor kemi pasur 90 paralele me mësim dual me 1400 nxënës dhe për këtë sigurisht që është I nevojshëm edhe bashkëpunimi me kompanitë e ndryshme të sektorit privat dhe meritë për këtë janë odat ekonomike. Ndërkaq, në këtë vit shkollor ky numër është rritur dukshëm”, tha ai.

Mladen Peraziq, drejtor i Sektorit të Edukimit në Odën Ekonomike të Malit të Zi, tha se në krahasim me të kaluarën, në Mal të Zi ka kuadro profesionale që iu mundëson kompanive të ketë produkte moderne konkurruese.

“Tash është rritur numri i kompanive që janë vetëdijesuar se do të jenë pjesë e globalizimit dhe shohin nevojën që të ketë kuadro të tilla, për arsye që produktet e tyre të jenë konkurrente. Prandaj, për këtë e shohin nevojën që të kenë në punë profesionist të kualifikuar, si dhe kanë arritur deri diku në krahasim me të kaluarën”, theksoi ai. /Kp

Etiketa: IkjaKosovate rinjte

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Para
Mbyllja e “Zubeyde Hanim”/ Prindërit dhe fëmijët, nesër protestë para Kryeministrisë

Mbyllja e "Zubeyde Hanim"/ Prindërit dhe fëmijët, nesër protestë para Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Tetor 2026

07:32 - 02/10/26

Dashi Një ditë me ritëm të lartë ju pret. Në punë mund të përballeni me një situatë që kërkon reagim...

Lexo më shumë
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 2 Tetor 2026

07:29 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com