GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Radio publike gjermane: Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët ikin me gomone, ndërsa Rama mirëpret rusët: Jeni të mirëseardhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liria e medias në Shqipëri është sërish në qendër të vëmendjes të medieve gjermane. Këtë herë është radio publike gjermane, Deutschlandfunk, e cila ngre pikëpyetjen se si kërkon Shqipëria të hyjë në BE, kur nuk ka liri të medias.

“Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por sipas Reporterëve pa Kufij, vështirë se ka liri të shtypit atje. BE-ja nuk po gjen fjalë të qarta për këtë, kritikon organizata. Kryeministri Edi Rama ndërkohë ofendon gazetarët,” thekson radio gjermane.

“Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në BE. Negociatat e anëtarësimit kanë nisur që nga vera, por Komisioni i BE-së duket se nuk po i kushton vëmendje çështjes së lirisë së shtypit, kritikon Birger Schuetz nga Reporterët pa Kufij. Në renditjen e lirisë së shtypit, vendi është shumë prapa- në vendin e 103-të nga 180 vende”.

“Schuetz kërkon që BE ta trajtojë këtë problem në mënyrë kritike dhe me zë të lartë. Në hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen madje vlerësoi Shqipërinë për një shtyp të lirë. Duke pasur parasysh renditjen aktuale të lirisë së shtypit, Schuetz thotë se mbeti i befasuar.

Vetëm në verë, kryeministri Edi Rama e qortoi publikisht një gazetar televiziv në një konferencë për shtyp para kamerave dhe e kërcënoi me ‘riedukim’, thotë Schuetz. Von der Leyen duhej të ishte shprehur kritike për këtë.

Përveç kësaj, Rama më pas e përjashtoi televizionin nga konferencat për shtyp të qeverisë për tre muaj. Gazetari bëri kritike për aktivitetet e një investitori të rëndësishëm në turizmin shqiptar. Pak kohë më parë, një gazetare u përjashtua për 30 ditë sepse pyeti për korrupsionin në partinë qeverisëse”.

Përfaqësuesi i Reporterëve pa Kufij kritikon se në klasën politike shqiptare ka mungesë ndërgjegjësimi për lirinë e shtypit. “Rama është një figurë qendrore këtu, por edhe shumë politikanë dhe ministra të tjerë nga Partia Socialiste”.

Etiketa: media gjermaneRamasi do hyje ne Shqiperi

Lajme të lidhura

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë
Aktualitet

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë
Aktualitet

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

10:30 - 22/10/26
Para
Dalin pamjet/ Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha vallëzojnë për herë të parë si bashkëshortë

Armina tregon momentin më emocionues të dasmës: Nuk e prisja që doktori të më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26

Pedagogët kanë nisur të grumbullohen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të shprehur mbështetjen...

Lexo më shumë
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

10:30 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com