GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Frika ka mbërthyer njerëzit”, uragani Ian kërcënon Floridën në SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët në errësirë/ U godit nga uragani i fuqishëm, gjendje kaotike në ishull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uragani Ian është forcuar, duke u bërë stuhi e kategorisë 4 ndërsa i afrohet Floridës. Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonat që pritet të goditen nga uragani. Një ditë më parë stuhia goditi Kubën duke lënë pas shkatërrime të mëdha.

Uragani Ian goditi provincën Pinar del Rio të Kubës herët të martën. Autoritetet ndërprenë energjinë elektrike për të gjithë provincën prej 850,000 banorësh si masë paraprake dhe evakuuan 40,000 njerëz nga zonat e ulëta bregdetare, sipas njoftimeve nga mediat lokale.

Erërat e fuqishme lanë pas shumë shkatërrime në vendin e varfër, ndërsa rrugët mbeten të pakalueshme, të bllokuara nga pemët e rrëzuara dhe linjat e energjisë elektrike.

“Ishte një katastrofë. Kurrë nuk kam përjetuar një stuhi të tillë. Kam humbur gjithçka”, thotë 56 vjeçarja Ana Julia Gomez e cila jeton e vetme në Pinar del Rio.

Uragani i është drejtuar Floridës dhe ka shtur intensitetin me erëra që kapin shpejtësinë rreth 200 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve (NHC).

Banorët në Port Charlotte të Floridës, të cilët 18 vjet më parë përjetuan shkatërrimet e uraganit Charley, kanë marrë masa.

Abraham Papam, po vë pllaka mbrojtëse rreth e rrotull biznesit të vajzës së tij. Ai thotë se 18 vjet më parë uragani Charley shkatërroi gjithçka.

“Jemi të shqetësuar, pasi ngjan me vitin 2004”. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden foli me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis të martën në mbrëmje dhe diskutoi se si qeveria federale mund ta ndihmonte Floridën.

“Administrata ime është në gatishmëri dhe po vepron për të ndihmuar Floridën. E kam miratuar menjëherë kërkesën e Floridës për ndihmë urgjente. Agjencia e emergjencave ka vendosur 700 punonjës në Florida para uraganit. Guvernatori ka aktivizuar 5 mijë pjestarë të gardës kombëtare dhe 2 mijë pjesëtarë do të vijnë nga shtete të tjera”, tha Presidenti Biden.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u bëri thirrje banorëve të Floridës jugperëndimore që të evakuoheshin menjëherë.

“Ka të ngjarë që kur të godasë brigjet tona, studia të jetë e kategorisë 4. Do të ketë përmbytje katastrofike dhe stuhia do të rrisë nivelin e ujërave duke kërcënuar jetët e banorëve nga Naples deri në Sarasota. Lumenjtë ka të ngjarë të dalin nga shtrati dhe reshjet të shkaktojnë përmbytje”, tha guvernatori Ron DeSantis.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se forcimi i stuhisë përgjatë brigjeve të Gjirit të Meksikës mund të ketë pasoja katastrofike, me disa zona që mund të bëhen të pabanueshme për javë ose muaj. Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikshme ndërsa aeroportet kanë ndaluar fluturimet. /Voa/

 

Etiketa: pasojaSHBAuragani IAn

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin

“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com