GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Investimet e huaja për 6 mujorin e parë të vitit 2022 në Shqipëri, ja kush e kryeson listën

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Investimet e huaja për 6 mujorin e parë të vitit 2022 në Shqipëri, ja kush e kryeson listën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia po rezulton zyrtarisht investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 75 milionë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja e investimeve italiane u përqendruara kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën vlerën e 45 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Holanda ngelet ndër investitorët kryesorë në Shqipëri edhe këtë vit, megjithëse në rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet holandeze për 6-mujorin kishin vlerën e 70 milionë eurove, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlerat e mëdha të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera. Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive me aksionerë shqiptarë që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve gjermane. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 6-mujrin investimet gjermane kishin vlerën e 59 milionë eurove, në rritje me 210% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Renditja e investitorëve të huaj për 6-mujorin vijon me Austrinë, me 33 milionë euro investimeve të reja, Kosovën, me 29 milionë euro dhe SHBA, me 27 milionë euro.

Për t’u shënuar këtë vit është rënie e ndjeshme e investimeve turke. Për 6-mujorin, fluksi i investimeve turke rezultoi negative në vlerën e 59 milionë eurove. Rënia ka ardhur e gjitha në tremujorin e dytë, kur u shënua një fluks negative prej 91 milionë eurosh dhe besohet se është e lidhur me shitjen e kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL tek grupi hungarez 4iG.

Në fakt, dy blerjet e mëdha të 4iG, nuk janë të reflektuara në fluksin e investimeve hungareze, me sa duket, për arsye konfidencialiteti, duke u përfshirë në kategorinë “Të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Megjithatë, nëse analizojmë të dhënat e investimeve të huaja sipas shteteve të paraqitura në formën e stokut, në fund të tremujorin të dytë investimet hungareze kanë arritur vlerën e 203 milionë eurove, rreth 83 milionë euro më shumë krahasuar me tremujorin e parë. Në pjesën dërrmuese, besohet se kjo ka ardhur pikërisht nga blerjet e 4iG në sektorin e telekomunikacioneve. Megjithëse statistikat e flukseve nuk japin një konfirmim të saktë, me shumë të ngjarë investitori më i madh i huaj për këtë vit duhet të jetë Hungaria.

PO t’i referohemi stokut të investimeve të huaja direkte në fund të 6-mujorit, Zvicra vazhdon të kryesojë, me 1.8 miliardë euro, e ndjekur nga Kandaja, me 1.34 miliardë euro dhe Holanda, me 1.65 miliardë euro.

Investimet zvicerane i takojnë kryesisht një projekti shumëkombësh, gazsjellësit TAP, ato kanadeze kompanisë Bankers Petroelum, që në mënyrë të tërthortë zotërohet nga kapitali kinez, ndërsa investimet holandeze lidhen me disa kompani holding me origjinë nga vende të ndryshme, të regjistruara në Holandë kryesisht për shkak të lehtësive tatimore dhe mbrojtjes së konfidencialitetit./Monitor

Etiketa: investime

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Shqiptari rol kryesor bashkë me të dashurën police, si u shndërrua universiteti i Athinës në fole kriminelësh

Shqiptari rol kryesor bashkë me të dashurën police, si u shndërrua universiteti i Athinës në fole kriminelësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş