GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Brilant Martinajt/ Ndërtohet skema, si i zunë pritë atentatorët në hyrjë të urës (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Brilant Martinajt/ Ndërtohet skema, si i zunë pritë atentatorët në hyrjë të urës (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtohet skema 3D që tregon momentin e vrasjes së Brilant Martinajt bashkë me dy miqtë e tij, Dikloen Vata dhe Besmir Hoxha.

Atentati tragjik ndodhi më 17 korrik, teksa objektiv ka qenë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinajn.

Në pamjet e ndërtuara specifikohet se si autorët i zunë pritë makinës ku udhëtonte Martinaj, të cilët u qëlluan me 83 plumba dhe më pas mjetit iu vu flaka.Sipas dinamikës në vazhdim, të ndërtuar nga grupi hetues, atentatorët mendohet se i pritën viktimat e tyre në hyrje të Urës së Fushë-Krujës. Menjëherë, pasi ata ishin nisur nga lokali ‘Brazil’, ku ishin ndarë me Jeton Lamin.

Aty ku thuhet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Një tjetër detaj, që përforcon bindjen e grupit hetues, se një grup i gjerë keqbërësish, ishin të angazhuar atë të diel, për të ditur lëvizjet e Martinaj dhe shokëve të tij. Por ndërsa grupi hetues, priste që me posedimin e këtyre pamjeve filmike të zbulonte edhe djallin që fshihet në detaje, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje.
Por, pa dalë asnjëherë nga aty. Çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve. Gjithçka tjetër, duket një film horror i xhiruar në rrugë. I denjë për ekzekutimet që mund të kryejnë vetëm kartelet e drogës në Meksikë. Sapo shquajnë për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë, e cila duket sikur transporton vrasësit.
Ekzekutimi duket të jetë barbar dhe i egër.

Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. I vetmi që mundi t’i shpëtojë fillimisht furisë së pandalur të plumbave, duket se është Dikler Vata, që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit. Por edhe ky, duket se i shpëton përkohësisht plumbave të atentatorëve. Pasi në efektin e flakëve dhe tymit që kishte përfshirë ndërkohë automjetin, ai del nga aty, pa e ditur se atentatorët edhe pse në largim e sipër vazhdonin të shikonin nga automjeti i viktimave të tyre. Është ky momenti, kur sipas grupit hetues, ata rikthehen edhe njëherë në vendngjarje dhe ekzekutojnë Dikler Vatën, i cili po përpiqej të mbushej me frymë në anë të rrugës ku digjej automjeti me dy miqtë e tij.

Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe, i cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë. Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë. Si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Wolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.

Etiketa: Brilant MARTINAJFushe-KrujeVrasje

Lajme të lidhura

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Para
Krimi i organizuar, drejtori i policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e OSBE-së

Krimi i organizuar, drejtori i policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e OSBE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26

Kontrolle të shtuara policore janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku forcat e...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com