GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk do e takoj kurrë Berishën”, Kim: SHBA njeh Alibeajn si kryetar të PD-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do e takoj kurrë Berishën”, Kim: SHBA njeh Alibeajn si kryetar të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse PD kaloi një proces të gjerë zgjedhjes përgjatë një viti deri në finalizimin e zgjedhjes së kryetarit të saj Sali Berisha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, thotë se deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj e takon në cilësinë e kryetarit në detyrë i PD.

Në emisionin “Opinion”, Kim theksoi se nuk do të takoj kurrë një person që është shpallur non grata nga SHBA, siç është Sali Berisha.

Kim tha se mbështet dhe takon vetëm personat që njihen ligjërisht në funksionet që kanë dhe jo ata persona që kanë pushtet.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështeten nga ju.

Ambasadorja Kim: Nuk do të…

Blendi Fevziu:  Është një test matematike…

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…

Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës  dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?

Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.

Etiketa: berishaKimSHBA

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Vajza e Peleshit me pushime luksoze në Andorra, tregon format bombastike

Vajza e Peleshit me pushime luksoze në Andorra, tregon format bombastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com