GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet Turqi-Greqi, përshkallëzohet situata për Qipron dhe Ishujt e Egjeut

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet Turqi-Greqi, përshkallëzohet situata për Qipron dhe Ishujt e Egjeut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për ishullin e ndarë të Qipros duket se po përshkallëzohen. Turqia thotë se po rrit praninë e saj ushtarake në ishull në përgjigje të heqjes së embargos së armëve nga Uashingtoni kundër administratës qipriote greke. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu akuzoi SHBA se janë në anën e Greqisë duke thënë se është bërë lodër e Athinës në mosmarrëveshjen për Qipron.

“Ata që mbajnë anën e grekëve vetëm për t’iu bërë qejfin atyre nuk duhet të presin miqësi nga ne, sepse Turqia nuk do të përkulet para akteve të tilla. Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në Qipro”, tha zoti Cavusoglu.

Gjatë kësaj jave ai njoftoi se Turqia do të rrisë praninë e saj ushtarake në Qipro pasi Uashingtoni hoqi embargon e armëve ushtarake ndaj administratës qipriote greke.

Ky ishull i Mesdheut është i ndarë mes komuniteteve greke dhe turke qipriote, që nga viti 1974. Administrata greke e Qipros është e vetmja qeveri e njohur ndërkombëtarisht.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price la të kuptohej së fundmi se i ofronte mbështetje Athinës në mes të tensioneve në rritje me Ankaranë mbi ishujt grekë në detin Egje.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk vihet në pyetje. Por, ne u bëjmë thirrje vendeve, përfshirë aleatët tanë, të respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet”, tha zoti Price.

Ankaraja ka dënuar militarizimin e disa prej ishujve grek pranë brigjeve turke, për të cilat Turqia pretendon se shkelin një marrëveshje ndërkombëtare. Athina këmbëngul se po mbron vetëm territorin e saj nga kërcënimet turke.

Analisti politik Cengiz Aktar i Universitetit të Athinës thotë se qeveria greke është duke llogaritur se ka mbështetjen e Uashingtonit dhe nuk duket se ka për t’u tërhequr përballë asaj që e konsideron si bulizëm turk.

“Ka një shprehje në Greqi, mos i nënçmoni vendet e vogla. Ne tani e kemi shembullin e gjallë të Ukrainës dhe Rusisë. Dua të them, grekët janë gati”, vlerëson zoti Aktar.

Tensionet turko-greke nuk janë një gjë e re. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të pabanuar. Ndërhyrja e SHBA-së parandaloi një konflikt të hapur.

Por, me Turqinë që thotë se Greqia po përdor armë të furnizuara nga SHBA për të militarizuar ishujt e saj, vëzhguesit thonë se statusi i Uashingtonit si një ndërmjetës i sinqertë është vënë në pikëpyetje.

Asli Aydintasbas, bashkëpunëtor i Institutit “Brookings”, një grup kërkimor në Uashington, thotë se është i shqetësuar që vendet po i afrohen më shumë luftës.

“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe potencialisht shumë e rrezikshme. Është e qartë se të dy vendet e ndjejnë njëri-tjetrin si një kërcënim. Jemi mësuar me tensionime të herëpashershme të marrëdhënieve, por mendoj se tani për tani, mjedisi global është shumë i pasigurt, kaotik dhe pothuajse i favorshëm për një konfrontim ushtarak midis Turqisë dhe Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Aydintasbas.

Momentalisht, as Athina dhe as Ankaraja nuk duken gati të tërhiqen. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu tha të premten se Turqia është e përgatitur për të zgjidhur tensionet në mënyrë diplomatike, por paralajmëroi se Turqia nuk do të hezitonte të përdorte forcën, nëse diplomacia dështon dhe interesat turke kërcënohen./VOA

Etiketa: GreqitensioneTurqi

Lajme të lidhura

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:11 - 10/10/26
Para
Preket 1 në 10 familje/ Ja si do preken abonentët shqiptarë nga “barra” e fashës 800kW/h

ERE reagon pas deklaratës së Ramës: Në tetor do të paguani...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26

Nga Kim Mehmeti   Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Tetor 2026

07:40 - 17/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 17 Tetor 2026

07:29 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com