GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Goditet në fluturim avioni me 63 pasagjerë, plagoset njëri prej tyre (FOTO)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet në fluturim avioni me 63 pasagjerë, plagoset njëri prej tyre (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mianmar, teksa një avion me 63 pasagjerë në bord  u qëllua disa herë teksa po përgatitej të ulej në një qytet. Tre plumba shpuan trupin e avionit dhe njëri fatkeqësisht depërtoi në faqen e njërit prej udhëtarëve që mbeti i plagosur.

Incidenti ndodhi mëngjesin e 30 shtatorit në fluturimin me kod UB149 Naypyidaw-Loikaw-Yangon të kompanisë burmeze “Myanmar National Airlines” në kohën e zbritjes në Loikaw, kryeqyteti i shtetit Kayah.

Nuk dihet se kush ka qëlluar dhe çfarë lloj arme është përdorur. Incidenti ndodhi kur “Atr 72”, një avion i përdorur për transport lokal po i afrohej pistës 19 të aeroportit të Birmanisë, kur në rreth 3330 metra nga asfalti dhe ndërsa vazhdonte në 183 metra mbi nivelin e detit u godit tre herë. I riu, siç shihet në fotot e bëra nga personat në bord u plagos në faqen e djathtë, ndërsa avioni më pas u ul pa probleme të mëtejshme.

Qeveria fajëson milicitë lokale, por nuk ka asnjë konfirmim se kush janë përgjegjësit për sulmin. Corriere della Serra kontaktoi kompaninë për detaje të mëtejshme, por nuk mori një përgjigje në kohën e publikimit të artikullit.

Mbulimi i dobët i vendit nga faqet e specializuara për gjurmimin e fluturimeve nuk lejon të jepet në detaje itinerarja e ndjekur nga avioni i prekur. “Atr 72” u ngrit në ajër në orën 8:29 me orën lokale (3:59 të mëngjesit me orën tonë) nga Naypyidaw për t’u ulur njëzet e pesë minuta më vonë në Loikaw.

Avioni i përfshirë në incident është mjaft i ri (vetëm katër vite që është prodhuar) dhe është një nga 8 ATR-të në flotën e Myanmar National Airlines, linja ajrore kombëtare.

Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, ka pasur 103 përplasje avioni në Mianmar që nga viti 1919, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 1,099 njerëzve. Në inspektimin e fundit të kryer në vitin 2020 nga “Icao” – agjencia e aviacionit civil të OKB-së – duket se vendi është nën mesataren botërore për sa i përket legjislacionit material, dhënies së licencave të fluturimit, hetimeve të aksidenteve dhe objektit të aeroportit.

 

Etiketa: avionfluturim

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Këto janë shenjat e horoskopit që do të përjetojnë momente të veçanta dashurie

Interesante/ Jeta e këtyre shenjave të horoskopit do ndryshojë së shpejti

Discussion about this post

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com