GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritja e çmimit të apartamenteve, Rama i shmanget pyetjes

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rritja e çmimit të apartamenteve, Rama i shmanget pyetjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Rama u pyet për të tjera edhe për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, duke e bërë kryeqytetin një nder më të shtrenjtit në Evropë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk dha asnjë përgjigje për shtrenjtimin qirave të apartamenteve, por u ndal te 4.646 metrat katrorë ndërtim pa leje në mes të Tiranës që i kaluan shtetit, pasi gjykata rrëzoi kallëzimin e bërë nga qeveria në qershor të këtij viti. Rama tha se rasti i 4.646 metrave katrorë detyroi qeverinë që të vendosë në fuqi ligjin e fundit që konfiskon katet pa leje.

“Është dënimi me gjobë sipas ligjit i kompanisë për 4 646 metra katrorët. Është dënim me gjobë, sipas ligjit për metër katrorë. Shuma 160 plus milionë, ose 1.3 milionë dollar, gjoba është vendosur në fillim të muajit qershor. E çuam në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzoi shtetin. Gjykatës i verbuar nga paraja. Por unë nuk ngre akuza pa prova. Gjykatës i verbuar dhe i padenjë, që i thotë shtetit jo. Ndërkohë që gjobën e ka ligji. Nuk e ka inspektorati. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të veprojmë me vendimin e fundit të qeverisë që mos ndërhyjë asnjë gjyqtar apo prokuror i korruptuar. Inspektorati kombëtar ka kallëzuar 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish, 12 drejtorë urbanistikë në bashki. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit? Asnjë. Dosjet i ka zënë myku nëpër prokurori”, tha Rama.

Etiketa: apartamenteCmimeRama

Lajme të lidhura

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt

13:13 - 26/09/26
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në
Aktualitet

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

12:51 - 26/09/26
“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit
Aktualitet

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

12:27 - 26/09/26
Para
Dy dekada karrierë, emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit

Dy dekada karrierë, emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26

Një mashtrim financiar me përdorimin e inteligjencës artificiale ka goditur bankën private italiane Fideuram, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, duke...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

14:54 - 26/09/26
Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com