Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit në bashkinë Klos.
Një grua rreth 50 vjeçe është kafshuar nga gomari, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup dhe në fytyrë.
Gruaja e lënduar është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.
Dëshmitarët thanë se gomari i ka kafshuar jo vetëm fytyrën, por edhe krahët dhe pjesë të tjera të trupit.
Discussion about this post