GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nesër zgjedhje në Bosnjë, ja për çfarë shqetësohen më së shumti votuesit

21:13 - 01/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër zgjedhje në Bosnjë, ja për çfarë shqetësohen më së shumti votuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bosnjë, në zgjedhjet e së dielës votohet për nivele të ndryshme të qeverisjes. Nisur dhe nga lufta në Ukrainë votuesit thonë se janë të lodhur nga politikat nacionaliste dhe se duan përfaqësues që do të përmirësojnë ekonominë e vendit dhe do të ruajnë paqen. Por analistët thonë se këto zgjedhje nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim të madh për vendin e ndarë etnikisht.

Hija e luftës në Ukrainë duket se do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet në Bosnjë, ndërsa vendi i ndarë etnikisht dhe me probleme të shumta ekonomike po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të dielën.

Sipas analistëve, këto zgjedhje nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim të madh. Boshnjakët e të gjitha përkatësive etnike thonë se duan përfaqësues që do të përmirësojnë ekonominë e vendit dhe do të ruajnë paqen.

“Situata në Bosnjë duhet të përmirësohet, por pasojat globale të luftës së Rusisë në Ukrainë, janë të pashmangshme. Gjërat do të jenë shumë të vështira pavarësisht se kush do të vijë në pushtet”, thotë Predrag Pepinoviq, banor në Banja Luka. “Arsyeja duhet të mbizotërojë, sepse jemi të ngopur me grindje të vazhdueshme dhe marrëzi, nga lufta që po ndodh. Ne duhet të përqendrohemi në çështje reale që kanë rëndësi për njerëzit, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe politike. Kjo është ajo që unë pres”, thotë një tjetër banor.

“Duhet të përqendrohemi në të ardhmen, në Bashkimin Evropian, fondet evropiane, mënyrën evropiane të të menduarit, sundimin e ligjit dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Të votojmë kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe të jemi në favor të të drejtave qytetare dhe të njeriut dhe bashkëjetesën e të gjithë njerëzve në Bosnjë”, thotë Zeljko Dabic, banor në Banja Luka. “Fytyrat në posterat zgjedhore nuk kanë ndryshuar për 30 vitet e fundit dhe opozita nuk është një alternativë e mirëfilltë. Partitë me platforma të ndryshme politike janë bashkuar vetëm për të rrëzuar pushtetin aktual, por nuk ofrojnë asgjë të re për qytetarët, asgjë më të mirë”, thotë Seka, banore në Sarajevë.

Në zgjedhjet e së dielës votohet për nivele të ndryshme të qeverisjes, ndërsa vendi ka një prej strukturave institucionale më të ndërlikuara në botë, pas një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA, e cila i dha fund më shumë se tre vjet e gjysmë gjakderdhjeje në vitet 1990 midis tre grupeve etnike të Bosnjës: boshnjakëve myslimanë, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë.

Marrëveshja e paqes e ndau vendin në dy entitete qeverisëse shumë të pavarura, njëra e drejtuar nga serbët dhe tjetra e përbashkët nga boshnjakët dhe kroatët.

Të dyja kanë autonomi të gjerë, por janë të lidhura me institucione të përbashkëta kombëtare dhe të gjitha veprimet në mbarë vendin kërkojnë konsensus nga të tre grupet etnike.

Të dielën, votuesit do të zgjedhin tre anëtarët e presidencës së përbashkët boshnjake, deputetët e parlamentit në nivel shtetëror, entiteti rajonal dhe presidentin e pjesës së drejtuar nga serbët.

Ndërsa kandidatët dhe partitë konkurrojnë me premtimin për të rritur luftën kundër korrupsionit, analistët thonë se politikanët nacionalistë do të mbeten dominues pas votimit.

Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili kandidon për president të pjesës së drejtuar nga serbët e Bosnjës e ka përdorur fushatën zgjedhore për të mbrojtur agresionin e Rusisë në Ukrainë

Që nga fundi i luftës në Bosnjë, Moska është akuzuar shpesh nga Perëndimi se kërkon të destabilizojë vendin dhe pjesën tjetër të Ballkanit përmes aleatëve të saj serbë në rajon.

Perëndimi ka frikë se Kremlini mund të përpiqet të rindezë konfliktin në Ballkan për larguar vëmendjen nga lufta që ka nisur në Ukrainë. /Voa/

 

Etiketa: Bosnjae dielavotimet

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Ndërtimet pa leje/ Berisha: Rama me dy fytyra, dje fajësonte kryebashkiakët e sot drejtësinë

Ndërtimet pa leje/ Berisha: Rama me dy fytyra, dje fajësonte kryebashkiakët e sot drejtësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com