GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lojërat e qeverisë me fashën 800 kw.h/ Ja si çmimi i energjisë po rritet me plan

14:10 - 03/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Lojërat e qeverisë me fashën 800 kw.h/ Ja si çmimi i energjisë po rritet me plan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Do rritet apo jo rritet çmimi i energjisë për fashën 800 kw/h”? Kjo është pyetja që po i “lë pa gjumë” familjet shqiptare, të cilat çdo lloj shërbimi po e paguajnë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se jemi vend prodhimi. Pas pazareve me çmimin e naftës, ku çdo ditë Bordi i Transparencës tallet me qytetarët, këtë lojë “pin-pongu” qeveria po e luan edhe me çmimin e energjisë. Në fillim të muajit shtator  kryeministri Rama “urdhëroi” edhe njëherë qytetarët të kursejnë energji ose ata që shpenzojnë  800 kw/h e më shumë, do të tariforen me dyfishin e çmimit, duke u justifikuar se ky ka qenë një vit i thatë dhe çmimet janë rritur kudo. Pa kaluar shumë ditë, më 23 shtator Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh dhe çmimin e ri që do paguajnë familjet që kalojnë këtë fashë do të jetë 42 lekë kilovati pa TVSH.

Ndërkohë, me 30 shtator kryeministri Rama deklaroi në një konferencë për mediat se vendimi  për rritjen e çmimit të fashës 800 kW/h do të shtyhet, pra nuk do të aplikohet për muajin tetor, pasi sasia e shirave ka qenë  e kënaqshme dhe ka pasur prirje të mira në  Fierzë. Por, edhe pse prurjet janë të kënaqshme, KESH po blen energji kur bursa fluron.

ERE nuk tërhiqet nga rritja e çmimeve

Por me sa duket kjo deklaratë ishte vetëm një prononcim për propagandë dhe të tregojnë se qeveria po punon për daljen nga kriza. Në fakt jo, gjithçka është fasadë. Pasi, vetëm pak orë më vonë ERE publikoi një njoftim kur thuhej se, “Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022”, duke theksuar se do të tarifohen ata që shpenzojnë mbi këtë fashë.

Ndërsa më tutje ERE shprehet se, “Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE”. Me pak fjalë ERE do të veprojë si Bordi i Transparencës, sa herë të shoh “të arsyeshme” do të aplikojë tarifimin m 42 lekë për fashën 800 kilovat. Çmimet do të vendosen si të urdhërojë Rama. Konkretisht vendimi nuk ka ndryshuar, por kryeministri bën “policin e mirë”.

KESH blen energji kur rritet në bursa

Ndërkohë, vetëm për tetorin  KESH ka blerë 34 milionë euro, pasi tenderi është zhvilluar në ditën më të shtrenjtë të bursës. Në dokumentin e publikuar thuhet se, 34 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatorë në periudhën 1-31 tetor.

Kjo është një nga 3 procedurat e vetme, që KESH ka realizuar për blerje energjie me bazë mujore, duke qenë se deri më tani blerjet janë kryer me baza ditore ose javore, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga luhatjet e çmimeve të energjisë në bursë. Në total, KESH njofton se ka blerë 74 500 Mwh, duke siguruar të gjithë sasinë e kërkuar, teksa çmimi mesatar arrin në 455.24 euro/mwh.Sikurse, edhe në disa procedura të mëparshme, ky çmim është më i lartë se në bursë. Sipas të dhënave nga Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, më 29 shtator, kur është bërë tenderi, blerja u mbyll me një çmim mesatar prej 425.25/Mwh.

Gjithsesi, kjo ka qenë dita kur çmimi ka qenë më i larti përgjatë javës së fundit, që variuan nga 336 – 389 euro/Mwh. Vetëm për blerjet e kryera gjatë muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 79 milionë euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 329 mln euro. Madje kjo vlerë është  gati 10 milionë euro në raport me blerjen e fundit për muajin shtator.

 

 

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se çmimi i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet për aq kohë sa qeveria importon me çmime shumë herë më të lartë se sa eksporton./ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: .cmimi i energjseEREKESHkryesore2lojerat e qeverise

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Portierja amerikane te Vllaznia: Champions një ëndërr, krenare që luaj në Shkodër

Hidhet shorti, Vllaznia e femrave me rivalë "big" në Champions League

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com