GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ish drejtoresha e ARRSH në SPAK, Tabaku: Rruga Kardhiq-Delvinë, kryevepër e korrupsionit

15:18 - 03/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nafta po shkon 300 lekë”, Tabaku: Rama ka rritur taksat, qeveri e oligarkëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pasi ish drejtoresha e ARRSH Sonila Qato u thirr në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim për pabarazi në tendera lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë.

Tabaku shkruan në Facebook se PD e ka denoncuar disa kohë më parë këtë skandal që implikon disa ministra, ndërsa shtoi se është koha që drejtësia të veprojë  për rrugën Kardhiq-Delvinë që sipas saj është “një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave”.

Postimi:

Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qendrueshmëria!

Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK.

Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste.

Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërëissht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve.

Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në #SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë por i pamjaftueshëm.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar parap përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë rreshtur së mbrojturi këto afera korruptive.

Këto ditë janë dëshmi se si denoncimet, provat, faktet e proklamuara nga PD kanë qenë fitili që ka ndezur hetimet.

Koha që drejtësia të veprojë dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.

Etiketa: QatoSpakTabaku

Lajme të lidhura

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

15:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Para
Furnizimi me energji, Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Qeverisë

Furnizimi me energji, Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26

Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK. Siç mëson TCH rekursin...

Lexo më shumë
Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

Vlorë/ Bashkia krijon tregje të përkohshme ambulante, tregtarët ende pa reagim

15:59 - 30/01/26
Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, tregtonte mallra kontrabandë me logo false (EMRI)

15:45 - 30/01/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

15:30 - 30/01/26
Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

15:10 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com