GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Furnizimi me energji, Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Qeverisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Furnizimi me energji, Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 61 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të zgjatur masat emergjente për furnizim me energji edhe për një muaj.

Partitë opozitare bojkotuan votimin e kësaj mase të Qeverisë, pasi paraprakisht seanca ishte shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, për shkak se në të njëjtën kohë po mbaheshin mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. Opozita ishte kundër shtyrjes së seancës, por kur rinisi seanca ata nuk morën pjesë në votimin për masat emergjente.

Ekzekutivi më herët ka thënë se zgjatja e masave emergjente bëhet për “normalizimin e plotë” të gjendjes me rrymë.

“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes së kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike”, thuhej në njoftimin e Qeverisë të marrë më 23 shtator.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se vendi do të përballet me një dimër të vështirë, për shkak të krizës së energjisë që ka mbërthyer Evropën të shkaktuar nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës dhe rritjes së çmimeve të importit të energjisë.

Në muajin gusht, kur Kosova u përball me reduktime të energjisë, Qeveria miratoi masat emergjente që përfshinin masa të kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucione, ndalimin e përdorimit të rrymës për mihjen e kritpovalutave dhe mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), që ky operator të ndërmarrë masat e duhura për të ofruar siguri të sistemit elektro-energjetik.

Ndërkaq më 20 shtator, ekzekutivi ndaloi eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit që përdoren si lëndë djegëse.

Autoritetet thonë se Kosova nuk mund të mbulojë kërkesën me rrymë gjatë dimrit me prodhimin e dy termocentraleve në Obiliq. Termocentralet Kosova A dhe B mund të prodhojnë rrymë deri në 800 megavat, por nevojat e konsumatorëve gjatë dimrit arrijnë deri në 1.300 megavat në orë./REL

Etiketa: energjielektrikeKosove

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Partizani-Vllaznia beteja e ditës në Kupë, si pritet të rreshtohen skuadrat

Luhet në dy ditë, java e 7-të ka rezervuar përballje interesante, spikat Vllaznia-Partizani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26

Një moment i presidentit amerikan Donald Trump gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet...

Lexo më shumë
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com