GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ky është objektivi”, Rama: Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, do të përdorim dronët

16:24 - 30/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ky është objektivi”, Rama: Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, do të përdorim dronët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për planet e qeverisë për sektorin e bujqësisë. Sipas kryeministrit, për herë të parë këtë vit fermerët u mbështetën me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi ku kanë përfituar 19,213 fermerë.

Kreu i qeverisë premtoi mbështetje edhe më tej, pasi siç thotë ai në vitin 2025 do të duhet të japin sërish llogari.

Rama tha se nga janari janë 146 milion euro në dispozicion të fermerëve. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se dronët inteligjentë që do të vihen në funksion do të ndihmojnë edhe në sekrtoin e bujqësisë. Sipas tij, falë tyre s’do të ketë më nevojë për inspektorë në terren dhe do të lehtësohet ndërveprimi i qytetarëve me Kadastrën.

“Skema jo vetëm që nuk do të ndërpritet por do të shtohet në mbështetje financiare. Nëse sot ne kemi vënë në shërbim të fermerëve naftën pa akcizë 10 milion, në 2025 të kemi shkuar në 50 milion. Nuk kemi fushatë. Sot unë flas këtu në emër të një force që ka marrë mandatin të vazhdojë. Në 2025 jemi ne që do japim llogari. Ky është objektivi. Jo ta ndërpresim por ta rrisim çdo vit. Në mënyrë që të stimulojmë fermerët që të bëjnë ato gjëra që duhen bërë për tu formalizuar dhe për të hyrë në një sistem. Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, çka është përsëri e mundur. E kemi parë si ka funksionuar dhe çfarë ka sjellë përpjekja për rritjen e sipërfaqeve të serave.

Kemi një sipërfaqe serash domethënëse por një potencial shumë herë më domethënës. Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së. Janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mirë. Sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë inteligjentë që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor pa pasur nevojë për të mos nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi por edhe çfarë kulturash. për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën. Do ju ndihmojnë shumë këto sisteme.

Ronald Regan gjithmonë thoshte nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht jam nga qeveria dhe kam ardhur për tu ndihmuar. Me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar. Kjo ka një vlerë të drejtpërdrejtë si koncept. Nëse fermerët nuk e tërheqin qeverinë nga mbrapa nuk ka sukses. Duhet në radhë të parë një besim i madh dhe vullnet tek vetja për të shkuar përpara,” u shpreh Rama.

Lajme të lidhura

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë
Aktualitet

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë

12:30 - 13/12/25
Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve
Aktualitet

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve

10:45 - 13/12/25
Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare!
Breaking Views

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare!

20:31 - 12/12/25
Para
Ylli i Belgjikes thumbon Italine

Ylli i Belgjikes thumbon Italine

TË FUNDIT

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë
Aktualitet

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë

12:30 - 13/12/25

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht ministri Diell, ka bërë një sakrificë sublime për qytetarët shqiptarë. Ai ka nënshkruar vetë, personalisht, Marrëveshjen...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Elbasan: 53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle

Aksident fatal në Elbasan: 53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle

12:15 - 13/12/25
KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës

KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës

11:59 - 13/12/25
Qindra shpendë ngordhin në fshatin Krapës në Fier, dyshohet gripi i pulave

Qindra shpendë ngordhin në fshatin Krapës në Fier, dyshohet gripi i pulave

11:45 - 13/12/25
Babë e bir dhunojnë vajzën e shtëpisë në Vlorë

Babë e bir dhunojnë vajzën e shtëpisë në Vlorë

11:30 - 13/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com