GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllanë, burg përjetë dy autorëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllanë, burg përjetë dy autorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy hajdutë janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e një shqiptari gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 paund drogë nga një plantacion kanabisi. Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit Renato Geci dhe plagosjen e vëllait të tij Vilson Geci, 29 vjeç.

Të hënën, dyshja u dënuan me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vitesh. Ata u dënuan gjithashtu me gjashtë vjet burg për plagosje dhe tre për vjedhje, për të vazhduar njëkohësisht me dënimin e përjetshëm.

Dy hajdutët hynë në një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow, në perëndim të Londrës, më 22 mars të vitit të kaluar. Prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 paundësh. Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe përmes dritares së banjos hynë në banesë ku gjetën shqiptarët Renato Geci, dhe vëllain e tij Vilson Geci.

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me hajdutët, të cilët e spërkatën me një lëndë kimike në sy. Pas përleshjes me dy vëllezërit, njëri prej tyre humbi jetën, ndërkohë dy autorët u arrestuan pak më vonë.

Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte lokalet dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që ishin ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

Etiketa: ShqiptarVilson Geci

Lajme të lidhura

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë
Aktualitet

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë
Aktualitet

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep
Aktualitet

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Para
Lajm i mirë, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Ky është vendi që njeh aneksimin e katër rajoneve në lindje të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë
Aktualitet

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26

63 protestues do të dalin ditën e sotme, para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë. Ata...

Lexo më shumë
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26
Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

08:53 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com