GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luksi i Ramës/ 4 tendera me 130 mln lekë për pjata, pirunj e peshqirë për selinë e qeverisë dhe vilat

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Luksi i Ramës/ 4 tendera me 130 mln lekë për pjata, pirunj e peshqirë për selinë e qeverisë dhe vilat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk përmbahet Rama, kërkon luks për vete dhe qeveritarët duke harxhuar 130 milionë lekë për servise kuzhine dhe gjeneratorë që të mos u mungojë energjia. Kështu, janë publikuar 4 tenderë në të njëjtën kohë të nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që merret me mirëqenien e qeveritarëve në vila dhe në zyrat e tyre.

40 mln për të marrë energji

Njëri nga prokurimet, me numër reference Ref – 43547-09-27-2022 do të marrë 4,395,000 lekë të reja ose 40 milionë lekë të vjetra vetëm që t’u sigurojë ministrave pajisje që të furnizohen me energji elektrike, kur popullit t’i ndërpritet rryma. Për 10 ditë kjo drejtori do të shpenzojë 40 milionë lekë vetëm për priza, karikues, etj, ndërsa qytetarëve iu kërkohet të mos përdorin as kondicioner dhe as lavatriçe, madje edhe dush të bëjnë më rrallë.

Rreth 20 mln lekë për peshqirë, sapunë, shampo, kartopeceta për vilat

Një tender tjetër i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, që mban numër reference 43253-09-26-2022 ka për objekt “Materiale njëpërdorimëshe shërbimi dhe hotelerie”. Për këtë kontratë Drejtoria e Shërbimeve ka vënë në dispozicion fondin 1,892,913.33 lekë të reja, ose 20 milionë lekë të vjetra. Kompania që do të fitojë këtë tender do të jetë me fat, pasi do të fusë në xhep afro 20 milionë lekë vetëm për 10 ditë punë, që do të sigurojë materiale hotelerie për rehatinë e Edi Ramës dhe zyrtarëve të tij. Epo jo më kot, 4 vjet më parë qeveria ndryshoi vendimin për funksionet e Drejtorisë dhe e ktheu atë në një “agjenci udhëtimi” për Kryeministrinë dhe ministritë. Tani po kujdeset që t’u sigurojë atyre sendet “njëpërdorimshme”.

40 mln lekë për pjata dhe pirunë

Pasi iu siguroi energji dhe akomodim, Drejtoria ka hapur e një tjetër tender që të mos lërë pa pjata, pirunë e lugë ministrat tanë. Nuk iu mjafton luksi që kanë në vilat e tyre, por do të shpenzohen 40 milionë lekë për enët ku do të gatuhet për “ushtrinë” e Ramës. Edhe këto shërbime duhet të sigurohen brenda 10 ditëve, duke iu shtuar listës së abuzimit në kohë krize. Vallë deri më tani kanë pasur mungesë të këtyre sendeve dhe duhej hapur një tender, kur tryezat e qytetarëve janë bosh?!!!

30 mln shpenzime për kolltukë dhe karrige

Për të mbyllur këtë listë të gjatë shpenzimesh, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur tenderin me vlerë 30 milionë lekë. Me këto para do të blihen mobilie të reja  për ministrat. Sikur duket, Manastirliu, Spiropali, Çuçi, Balluku e të tjerë paskan nevojë për kolltukë të tjerë, të rehatshëm. Pastaj, mund te këtë edhe nga ato ministra që thjesht duan një tjetër arredim për zyrat e tyre. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference Ref-43893-09-29-2022, i cili gjithashtu duhet të mbyllet me datë 13 tetor. Kështu, deri në fund të tetorit Rama dhe vartësit e tij do të jenë akomoduar mes luksit dhe shpenzimeve të larta të energjisë, ndërsa shohin se si populli varfërohet çdo ditë.

 

 

Esmerlada Hida

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: 130 milione lekeabuzimEdi Ramaenergjikryesore2luksne kuzhinepirunjqeveriatenderevilat qeveritare.

Lajme të lidhura

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Para
Ngjarja horror në Greqi, ja si vdiq 35-vjeçari duke prerë dru në pyll

Ngjarja horror në Greqi, ja si vdiq 35-vjeçari duke prerë dru në pyll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com