GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kryeministrja britanike i dërgon letër Kurtit, ja çfarë shkruhet në të

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministrja britanike i dërgon letër Kurtit, ja çfarë shkruhet në të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss. Në letrën e saj, që e ka publikuar ZKM, Truss e ka falënderuar Kurtin për ngushëllimet për Mbretëreshën Elizabetë II.

“Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme”, thuhet në letër.

Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë “qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”.

“Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.”

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.”

“I dashur Kryeministër, Ju faleminderit për letrën tuaj të 6 shtatorit dhe fjalët tuaja të mira për emërimin tim. Do të doja të ju falënderoja gjithashtu për ngushëllimet tuaja publike pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e qëndrueshme në jetën e vendit tonë për më shumë se shtatë dekada, dhe ishte jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj detyrës dhe promovimit të marrëdhënieve globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi. Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.

Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.”

 

Etiketa: Albin Kurtileterlizz trus

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
“Kam 12 vite që…”/ Vesh jo pak herë funde, ja si e komenton Robert Aliaj këtë zgjedhje

“Kam 12 vite që...”/ Vesh jo pak herë funde, ja si e komenton Robert Aliaj këtë zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B
Sport

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26

Drejtoria Teknike e FSHF njofton hapjen e procesit të rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B për të gjithë trajnerët e...

Lexo më shumë
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

19:15 - 29/11/26
Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

18:52 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com