GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: Qeveria ndryshon ligjin e pronave sipas Strasburgut, ç’parashikohet

18:00 - 04/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: Qeveria ndryshon ligjin e pronave sipas Strasburgut, ç’parashikohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektligji i ri i prezantuar në Komisionin e Ligjeve parashikon kompensime jo më pak se 10% e vlerës së pronës si dhe parashikon një mundësi të re për dosjen e patrajtuara.

Ministria e Drejtësisë prezantoi të martën në Komisionin parlamentar të Ligjeve projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015 Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet në ligj adresojnë vendimin e 7 majit 2020 të GJEDNJ-së në çështjen “Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, i cili e ka shpallur të papranueshme skemën e re të qeverisë me ligjin e 2015-ës për trajtimin dhe kompensimin e pronës. Ndryshimet kushtëzohen dhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkurtit 2021, e cila shfuqizoi disa prej dispozitave të këtij ligji si të papajtueshme me Kushtetutën.

Zv. ministja e Drejtësisë, Adea Pirdeni tha para deputetëve se “projektakti përmban dispozita për formulën e përllogaritjes së vlerësimit financiar për pronat që rezultojnë me zë kadastral të ndryshuar dhe për të cilët garantohet tashmë kompensimi të paktën në masën 10 përqind të vlerës sipas zërit kadastral aktual”.Ajo sqaroi se projekligji detyronte rishikim të vendimeve përfundimtare të marra nga Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) me skemën e vjetër të përllogaritjes dhe se bëhet fjalë për 4672 vendime që impaktohen nga skema e re.

“Në çdo rast është e garantuar se vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës si dhe i vendimeve që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit duhet të sigurojë që subjekti i shpronësuar të përfitojë jo më pak se 10 përqind të vlerës sipas zërit aktual kadastral,” tha ajo.

Vlera e parashikuar nga qeveria për rivlerësimin e këtyre vendimeve sipas zv/ministres kap shifrën 18.5 miliardë lekë dhe ATP-ja do të ketë një afat 3 mujor për të bërë rillogaritjen.

Ndryshimet në ligj po ashtu parashikojnë një mundësi të re për 6950 dosje të patrajtuara, ndërsa Pirdeni tha se ata që i janë drejtuar gjykatave mund të riaplikojnë nëse heqin dorë nga gjykimi.

Afati i ri ligjor për trajtimin e tyre do të jetë 31 dhjetor 2024.

“Projekligji i njeh të drejtën subjekteve që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohje të pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë që të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë ATP-së,” tha Pirdeni, duke shtuar se kjo dispozitë vlen dhe për ata që i janë drejtuar gjykatës administrative për vlerësimin financiar të pronës.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet bëjnë dhe rregullimin e autorizimit ligjor për Këshillin e Ministrave për të përcaktuar radhën dhe prioritetin e formave të kompensimit.

Deputetët e opozitës e cilësuan të një rëndësie të veçantë dhe kërkuan që të ishte ministri i Drejtësisë që të mbronte ndryshimet në komision, si dhe një seancë dëgjimore me grupet e interesit.

“Partia Demokratike e ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi para një realiteti të ri, ku qeveria detyrohet ta rishikojë pasi kjo gjykatë i ka shfuqizuar disa dispozita, ndaj këtu duhet të jetë ministri,” tha Dhurata Çupi.

Kërkesën e mbështeti dhe Oerd Bylykbashi, i cili shtoi se miratimi i ndryshimeve duhet të marrë kohën e duhur, pasi sipas tij, ligji “duhet të ketë kuptim si t’u kthejë pronën pronarëve dhe jo të bëhet një instrument për të mos e kthyer pronën”.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka e cilësoi seancën vetëm prezantuese dhe njoftoi deputetët se në seancat e tjera komisioni do të ketë diskutime edhe në bazë të sugjerimeve e komenteve që do të adresohen në platformën e konsultimit publik./BIRN

 

Etiketa: BIRNligji Strasburguqeveria

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Nisin nesër aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja deri kur është afati

Nisin nesër aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja deri kur është afati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com