GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Akuza të porositura”/ A u manipuluan zgjedhjet? Kreu i ri i FRPD habit me përgjigjen

20:03 - 04/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Akuza të porositura”/ A u manipuluan zgjedhjet? Kreu i ri i FRPD habit me përgjigjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri, i cili sapo u zgjodh në këtë post, ka folur për akuzat që u hodhën ndaj tij për manipulim zgjedhjesh dhe ndërhyrje politike në proces.

Ai u shpreh për “ABC” se në FRPD fitoi platforma e tij, ndërsa shtoi se kandidatët e tjerë vepruan gabim, pasi mund të kishin konkuruar në të njëjtën platformë nëse donin ta mundnin.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi rreth akuzave se ai ka marrë mbështetjen politike të deputetit Belind Këlliçi, Xhaferri tha se këto deklarata më shumë e kanë dëmtuar.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Edhe në këtë garë mes të rinjve pati akuza për manipulimin e votave. Nuk dua të ndalem shumë gjatë në akuzat për manipulim të zgjedhjeve të Forumit rinor, dua të flas për të ardhëm për aksionin politike. Besart u akuzat për manipulim të votave, ndërhyrje, mbështetje nga deputeti Belind Këliçi, çfarë ndodhi realisht?

Xhaferri: Këto janë akuza të porositura. Një akuzë ishte se është garë e paracaktuar. Më shumë se një garë e paracaktuar kam ndjerë një kontestim të paracaktuar. Patjetër që çdo garë ka kontestime, ka debat. Lajmi i mirë për shqiptarët është se vetëm për PD ka gara kur në fund kontestohet. Që të qartësojmë publikun është një garë ku unë kam fituar 55% të votave. Avantazhi im është se unë kisha përballë 5 kandidatë të cilët nëse do ishin në një front mund të më kishin rrezikuar. Por është dhe një përbaltje ndaj garës time, djersës time, por dhe ekipit tim në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë unë u shtrij dorën konkurrentëve të mi për të ardhmen.

Xhokaxhi: Më bëri përshtypje ajo që ju thatë se forcat e tjera politike nuk kanë garë të brendshme, ne kemi. Por akuzat nuk vijnë nga forcat e tjera politike, por nga brenda PD?

Xhaferri: Ne jemi të gatshëm t’ua afrojmë këtë ushqim. U them se në çdo proces do të ketë kontenstime, por pas kësaj PD do të dalë e bashkuar, e vetmja çarje ka ardhur në 9 shtator, pasi nuk kishte garë, por ishte ndarje rrugës për demokratët, ku disa shkuan pas fasadës se non-grata do na çojë në katastrofë, disa të tjerë ndoqën rrugën se me

Xhokaxhi: A ke patur gjatë garës së FRPD-së mbështetje apo investim nga zyrtarë të lartë të PD, emri i përmendur është Belind Këlliçi?

Xhaferri: Sulmi ndaj Këlliçit ka filluar pa dalë ende emri im në garë. Pastaj mua kjo vetëm më ka dëmtuar, nuk më ka ndihmuar. Etiketimi që unë jam kandidat i zotit Këlliçi më ka dëmtuar, pasi ka ulur imazhin tim apo kontributin tim në FRPD. Unë jam prej 7 vitesh anëtar i kryesisë së FRPD. Kam kontributet e mia të cilat i kam kryer në mënyrë fanatike dhe vetëmohuese. Unë jam nga ata personazhe që nuk kërkoj vëmendje, por kam kërkuar që të jem pjesë e garës. Nëse ka një lobim në këtë garë ka qenë kundër jo pro meje.

Xhokaxhi: Si qëndron e vërteta për çregjistrimet apo regjistrimet e rja në FRPD?

Xhaferri: Është një vjedhje e database të forumit rinor kur u bastis zyra e kryetarit. Nëse ndodh kjo brenda partisë ne patjetër duhet të bëjmë riantarësime. Këto janë thjeshtë aludime që hidhen tani. Nëse kandidatët do të kishin patur probleme me këto, nuk duhet të kishin hyrë në garë.

Xhokaxhi: Ky proces i riantarësimit pati si pasojë mospjesëmarrjen në votim, ose pengimin e ish-anëtarëve për të votuar?

Xhaferri: Aspak, rregulli ishte se në 15 shtator mbyllet riantarësimet, pastaj duhet të dorëzonim 1500.

Xhokaxhi: Kush ka tentuar të sabotojë procesin?

Xhaferri: Unë personalisht kam qenë i shigjetuar tërë kohës nga disa rryma brenda PD-së. Unë kam patur një sulm nga disa faktorë brenda partisë dhe jashtë saj, të cilën kandidatë e tjerë e kanë faktorizuar. Nëse unë dal fitues nuk është një garë e paracaktuar, por kontestim i paracaktuar.

Etiketa: FRPDPartia DemokratikePolitike

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Kolonel Dritan Demiraj për sulmet kibernetike: Nëse të dhënat e sistemit MEMEX kanë dalë, atëherë…

Kolonel Dritan Demiraj për sulmet kibernetike: Nëse të dhënat e sistemit MEMEX kanë dalë, atëherë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com