GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Homazhet në nderim të Sulejman Maliqatit, Presidenti Duka: Futbolli humbi një figurë emblematike

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani reagon për ndarjen nga jeta të ish-portierit të kuq: Lamtumirë kampioni ynë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai i Durrësit ka përcjellë sot për në banesën e fundit legjendën Sulejman Maliqati, ish-portierin e famshëm të Kombëtares, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 94-vjeçare.

Në homazhet e organizuara sot në Durrës në nderim të ikonës së futbollit ka marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si edhe personalitete të futbollit nga Durrësi dhe i gjithë vendi. Pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para arkivolit, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-portierit të njohur, Presidenti Duka tha në një prononcim për median se futbolli humbi një nga figurat më emblematike dhe se Maliqati ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

“Sot është një ditë zie për komunitetin e futbollit shqiptar, kemi humbur një figurë emblematike të futbollit, por kemi humbur edhe të fundit nga brezi i tij, Sulejman Maliqatin, me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar, ish-portieri i talentuar që ka mbrojtur portën e ekipit Kombëtar, Besës, Partizanit. Ka kontribuar gjithë jetën e tij në fushat e futbollit, deri në ditët e fundit madje, kur ka ndjekur ekipin e Teutës. Sula si figurë e ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, me sjelljen e tij, sepse përveçse një futbollist i talentuar ka qenë edhe një mik i shkëlqyer. Sidomos për ne që e kemi pasur me afër”, – tha Presidenti i FSHF-së, duke vlerësuar edhe rolin e Maliqatit si një qytetar model.

“Ka pasur një jetë të mbushur me futboll, por në një farë mënyre edhe me fatkeqësi dhe një nga dhimbjet e tij mbase që e rëndoi akoma më shumë në vitet e fundit ishte humbja e djalit të tij, portieri i talentuar Agim Maliqati, i cili ndërroi jetë në një moshë të re. Jeta kështu është. Maliqati është ndarë fizikisht nga ne, por do të jetojë në memorien e të gjithëve si ‘Macja e Zezë’ siç është etiketuar për pritjet e tij në shumë ndeshje që ka shpëtuar ekipin kombëtar. Do të kujtohet si një prind i mirë, si një familjar i mirë, si një qytetar i mirë dhe si një shok i mirë. Në këtë ditë, i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë komunitetit të futbollit, familjarëve të tij dhe qytetarëve durrsakë, të cilët e kanë njohur dhe e kanë pasur mik të afërt”, – deklaroi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në prononcimin e tij.

Etiketa: Armando DukahomazheSulejman Maliqati

Lajme të lidhura

UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino
Sport

UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino

18:41 - 04/10/26
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses

17:31 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë
Sport

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26
Para
Alqi Bllako u la në arrest shtëpie, SPAK kundër lirimit: Do ankimojmë në Apelin e GJKKO

Alqi Bllako u la në arrest shtëpie, SPAK kundër lirimit: Do ankimojmë në Apelin e GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com