GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Moment delikat”, REL: Pushteti e opozita përplasen në Parlament për sulmet kibernetike

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Moment delikat”, REL: Pushteti e opozita përplasen në Parlament për sulmet kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë dhe partitë opozitare janë përplasur për sigurinë kibernetike gjatë seancës parlamentare të 6 tetorit. Opozita e akuzoi Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, se ka shpërdorur miliona lekë, por sistemet qeveritare ishin cak i sulmeve, për të cilat Tirana ka fajësuar Teheranin.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se sulmeve të tilla nuk u shpëtojnë as shtetet më të zhvilluara. Sulme të tilla ndodhin “edhe në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohen”, tha ajo.

Xhaçka u kërkoi deputetëve që të tregonin unitet përballë kësaj situate, dhe jo të ngrenë akuza për investimet e kryera.

“Rezultati i sulmit nga hakerët iranianë do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar, aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre. Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Ajo që dua t’i jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tanë të BE-së dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka. Këtyre deklaratave iu përgjigj deputeti i subjektit opozitar, Partisë Demokratike, Helidon Bushati, duke e akuzuar ministren për “manipulim”.

“Ministrja tha se sulmohen edhe vende të tjera, por po manipuloni opinionin publik. Për 14 muaj kemi qenë të hakuar, kanë marrë të gjithë të dhënat. AKSHI [Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit] ka dështuar me sukses të plotë. Kjo ka qenë arritja e këtij institucioni”, tha Bushati.

Drejtorja e AKSHI-së, Mirlinda Karçanaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, janë thirrur për të raportuar javën e ardhshme në Komisionin parlamentar të Sigurisë për sulmet kibernetike dhe masat që duhet të ishin ndërmarrë për parandalimin e tyre.

Sulmi ndaj sistemeve qeveritare të Shqipërisë ndodhi më 15 korrik të këtij viti. Vetëm gjashtë ditë më vonë u arrit të riktheheshin në funksion 1.118 nga 1.225 shërbimet elektronike. Si pasojë e këtij sulmi, institucionet u detyruan të pezullojnë regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Gjithashtu u pezulluan edhe shërbimet për aplikimin dhe pajisjen me dokumente të identifikimit.

Më 7 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se sulmi ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, që kishte angazhuar katër grupe, mes të cilave dhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar. Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke dëbuar ambasadorin dhe gjithë stafin e ambasadës iraniane në Tiranë.

Ndërkaq më 9 shtator 2022 u sulmua sistemi TIMS, duke shkaktuar probleme të mëdha në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Shqipërisë.

Vetëm një ditë më pas, u publikua video e momentit kur punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit zbuluan se sistemi TIMS kishte qenë cak i sulmeve kibernetike. Video u publikua në faqen e grupit “HomeLand Justice” në Telegram.

Pas këtyre sulmeve, Shqipëria mori mbështetjen e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike për shkak të sulmeve ndaj Tiranës zyrtare.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të Qeverisë shqiptare./REL

Etiketa: kibernetikeKryesore1RELsulmet

Lajme të lidhura

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi
Aktualitet

“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi

12:38 - 30/09/26
Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë  protestë
Aktualitet

Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë protestë

12:29 - 30/09/26
Para
Transportonte emigrantë të paligjshëm, kapet 57-vjeçari në Shkodër

Transportonte emigrantë të paligjshëm, kapet 57-vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga përfundoi shtetasi E.K, 49...

Lexo më shumë
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12:57 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com