GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy pistoleta e plumba në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet shoferi Albert Prendi

18:55 - 06/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy pistoleta e plumba në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet shoferi Albert Prendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën tip foristradë BMV me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku. Në momentin e ndërhyrjes për kontrollin e makinës, kanë marrë pjesë efektivët e komisariatit Nr.6 në Tiranë dhe një skuadër “Shqiponja”. Operacioni është koduar me emrin “Bulevardi”, ku në pranga ka rënë Albert Prendi, ndërsa sipas burimeve të policisë, ish-deputeti i PKD Mark Frroku nuk ka qenë në makinën e tij. Prendi dyshohet se shërben si shofer personal i ish-deputetit Mark Frroku.

Blutë e Tiranës, gjatë kontrollit të makinës në rrugën “Migjeni”, u konstatuan dhe sekuestruan dy pistoleta me karikatore dhe municion luftarak. Albert Prendi, drejtonte makinën e ish-deputetit Frroku, dhe për pasojë autorësia ligjore e dy armëve i ka mbetur atij. Por nga ana tjetër armët e zjarrit janë sekuestruar jo në trupin e Prendit, po në strukturën e brendshme të makinës.

Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale ose jo. Dhe nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti. Gjatë marjen në pyetje, Albert Prendi, ka pranuar autorësinë e dy armëve, duke u treguar punonjësve të policisë se pistoletat ishin të tij. Megjithatë sipas policisë autorësia e dy armëve do qartësohet vetëm pas daljes së përgjigjes së ekspertimeve daktiloskopike. Kjo nuk është hera e parë kur Mark Frrokut, i kërkohet ti kontrollohet makina e tij personale.

Një gjë e tillë ka ndodhur në Tetor të vitit 2014, kur një postbllok në Kamëz ka ndaluar automjetit e Frrokut, me qëllim për të ushtruar kontroll. Kjo pasi policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin duke zhvilluar operacionin “Viluni”, ku kërkonin të arrestonin trafikantin e drogës, Bardhok Pllanaj.

Pllanaj i fshihej policisë dhe kishte mundur të hipte në makinën e deputetit të kuvendit të asaj kohe, Mark Frroku. Megjithëse policia kërkoi shoqërimin e Bardhok Pllanaj në polici, blutë janë ndaluar nga Frroku, i cili ka përdorur mekanizmin e imunitetit parlamentar dhe larguar më pas. Ndërkohë uniformat blu, që ishin urdhëruar të arrestonin Bardhok Pllanaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, qoftë dhe të ndjekin makinën e Mark Frrokut, me qëllim arrestimin e Bardhok Pllanaj.

Etiketa: makinaMark Frrokupistoletaplumba

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
“Moskallëzim krimi”/ Aksion në Tiranë, arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë

Të gjithë të afërm me njeri-tjetrin, gjykata merr vendimin për 13 personat e arrestuar për drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26

Disa minuta pas ministrit të Mbrjotjes, Nufi, ka dalë në parlament ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që ka folur për...

Lexo më shumë
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com