GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Rezultati u manipulua”, protestuesit në Bosnjë kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve

22:24 - 06/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rezultati u manipulua”, protestuesit në Bosnjë kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 2 tetor. Protestuesit pretenduan se lideri i serbëve të Bosnjës, ka manipuluar rezultatet në të mirë të tij.

Duke brohoritur slogane kundër liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, protestuesit bllokuan qarkullimin në qendër të Banja Llukës, qytetit kryesor në pjesën e Bosnjës që kontrollohet nga serbët. Ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve për postin e presidentit në entitetin e Republikës Sërpska.

Autoritetet zgjedhore në Bosnje kanë thënë se Dodik ka fituar më së shumti vota në garën për president në Republikën Sërpska. Por, opozita pretendon se ai ka orkestruar një mashtrim, për të parandaluar që kundërshtarja kryesore e tij, Jellena Triviq, të fitojë zgjedhjet.

“Ne duam që të hapen kutitë e votimit dhe të dihet e vërteta, në mënyrë që njerëzit të dinë pse u vodhën votat dhe përgjegjësit për këto vjedhje të dalin para drejtësisë”, tha lideri opozitar, Branisllav Borenoviq. “Jellena Triviq është presidentja e re e Republikës Sërpska”, shtoi ai.

Dodik për vite me radhë është politikani më i fuqishëm në Republikën Sërpska. Ai ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania, më herët gjatë këtij viti vendosën sanksione ndaj tij, duke e akuzuar atë për minim të paqes dhe stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës. Dodik – që ka mbajtur postin e anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnjës – ka mohuar akuzat për mashtrime zgjedhore. Ky politikan nacionalist vazhdimisht bën thirrje për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Rusia e ka mbështetur Dodikun, duke rritur frikën në Perëndim se Moska mund të tentojë të krijojë më shumë paqëndrueshmëri në Bosnje, me qëllim që të shpërqendrojë vëmendjen nga lufta e paprovokuar që ka nisur ndaj Ukrainës.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund konfliktit në Bosnjë, ky shtet ka qenë i ndarë në vija etnike. Në luftën në Bosnjë të viteve 1992-95 vlerësohet se janë vrarë mbi 100.000 persona dhe janë zhvendosur miliona të tjerë.

Ky shtet i Ballkanit Perëndimor, me një popullsi prej 3.3 milionë banorësh është i zhytur në korrupsion dhe në tensione etnike, që kanë penguar përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. /Rel/

Etiketa: BosnjemanipulimZgjedhjet

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Nuk pranuan të shkojnë në ushtri/ Dy rusët arratisen për në SHBA, kërkojnë azil

Nuk pranuan të shkojnë në ushtri/ Dy rusët arratisen për në SHBA, kërkojnë azil

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com