GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

AAK thotë se s’do të votojë asnjë ligj pa u proceduar pagat në arsim

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj kritika Kurtit: Alarmuese degradimi i raporteve me SHBA-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se nuk do ta votojë asnjë ligj ose marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, nëse Qeveria nuk i ekzekuton pagat për punonjësit e sistemit të arsimit. Kështu tha Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të AAK-se, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Është e pamundur që ky Kuvend dhe ky kabinet të sillet më kaq lehtësi dhe më kaq krenari ndaj një situate të jashtëzakonshme. Merreni vesh, rreth 30 mijë njerëz sot presin një vendim, një rezolutë nga ky Kuvend, për t’ua dhënë pagat, për ta kthyer në normalitet arsimin parauniversitar”, tha ai.

Qeveria ka ekzekutuar pagat për shërbyesit civil, por jo edhe për mësimdhënësit. Qeveria e Kosovës e arsyeton vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistë duke u thirrur në Ligjin për greva të Kosovës.

Në këtë ligj, përkatësisht në nenin 18, thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Mësimdhënësit dhe shërbyesit civil kanë qenë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri për paga.

Edhe partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar qeverinë për ndalimin e pagave të mësimdhënëseve, siç është thënë “ në kohë e krize”.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), organizata kjo që ka thirrur grevën, ka parajmëruar se do ngrehë padi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në Kosovë janë rreth 23 mijë mësimdhënës të sistemit parauniversitar. Mësimdhënësit në shkollat fillore paguhen 470 euro në muaj, ndërsa ata në shkollat e mesme marrin nga 530 euro në muaj./REL

Etiketa: AAKharadinaj

Lajme të lidhura

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
Breaking Views

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm
Aktualitet

Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm

19:08 - 11/08/26
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26
Para
Ish-kryeministri i bëri ftesë për reformën territoriale, ja si përgjigjet Alibeaj: Deputeti Berisha…

Ish-kryeministri i bëri ftesë për reformën territoriale, ja si përgjigjet Alibeaj: Deputeti Berisha…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26

Aktivistja Arvina Lleshi tha nga protesta para Kryeministrisë se politikat e qeverisë së Edi Ramës kanë bërë që gjithnjë e...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

20:49 - 12/08/26
Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

20:31 - 12/08/26
74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë!

74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë!

20:14 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com